Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Mirëmbrëma!
Jam 25 vjec.
Per fat te keq vjet pesova nje abort te brendshem, por tani fale Zotit jam serish shtatzane dhe ndihem ne qiellin e shtate, por njekohesisht shume e trishtuar.
Jam bërë shumë nervoze, inatosem menjëherë, sapo i vjen një mesazh burrit ne celular.
Mendoj se burri duhet te me kushtoje shume vemendje, te me perkëdhelë, por ai më thotë je bërë tekanjoze e madhe.
Çfare te bej qe te me afrohet burri me teper?
Si t'a heq gjithe kete stres dhe te mos vuaj me kaq shume?
Ju faleminderit paraprakisht!

1 comments:

Bebevogelushe said...

Gjatë shtatzanisë është më shumë normale kjo gjendje, seç mund të mendohet.
U ndodh shpesh shumë grave të ndihen ashtu si ju, në qiellin e shtatë, por njëkohësisht e përmalluar për përkëdhelje, vëmendje, siguri dhe afërsi më të madhe të atyre, që duan.
Mundohuni të hapeni me shokun tuaj të jetës, shpjegojani gjithçka, si ndiheni dhe për çfarë keni nevojë.
Njëkohësisht merrni pak kohë për veten, ndiqni kursin e rëndësishëm të paralindjes, ku mund të takoni dhe të lidhni miqësi me gra të tjera, që jetojnë të njëjtën përditshmëri si ju dhe shkëmbeni mendime, këshilla, mos rrini vetëm.
Duke ndenjur vetëm, mendimet shtohen më shumë dhe peshojnë më shumë, sesa në të vërtetë.
Dilni nga zinxhiri i vetmisë, sepse do jetë shumë më e vështirë më vonë të dilni nga ky rreth vicioz, që ju shton pasigurinë dhe trishtimin.
Gjithashtu nëse e ndjeni të nevojshme flisni edhe me një psikolog, për të menaxhuar si duhet humbjen e fëmijës së parë.
Ka shumë mundësi, që ajo brengë ju infekton të sotmen tuaj.
Urimet më të mira nga Bebe&Vogëlushë për shtatzaninë tuaj!