Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Pershendetje nena!
Paçi me shendet bebet ne radhë te parë!
Kam nje hall te madh!
Vajza ime 7 muajshe ka 1 muaj qe nuk e pi qumeshtin fare!
Çfarë të bej moj nena?
Ështe shumë e vogël, jam kam provuar te gjitha llojet e qumeshtit, nuk e do asnjërin!
Po t'i japesh te hajë, ha ushqim.
E kam provuar mos ta ushqej, ndoshta pi qumesht, mirëpo vetem qan nga uria, ama nuk e pi.
Çfarë te bej o nena?!
Mmund ti ndodhë gje bebit tim?
Ju lutem kam shummë nevojë per keshillat tuaja!
As pediati nuk di çfarë të me thotë me!
Jam shumë ne merak!
Ju perqafoj shumë!

2 comments:

Bebevogelushe said...

Nga letra që na keni shkruar nuk arrij të kuptoj nëse ka lënë qumështin e gjirit. Ma do mendja se bëhet fjalë për të,por përderisa ha ushqim nuk mendoj se është e rrezikshme për bebin tuaj kjo gjë.
Dakort, nuk pi qumësht, por ushqimet e tjera i pranon. Në moshën 7muajshe fëmija fillon të njohë shijet e reja, është mëse normale të mos dëshirojë më t'i kthehet "së kaluarës " :) . Ju mos ngurroni në çdo çast të ditës t'i ofroni qumështin, por mos u shqetësoni nëse nuk e do, sigurisht nëse vazhdon programin e moshës të këshilluar nga pediatri.
Faleminderit dhe uroj të kaloni mirë!

Bebevogelushe said...

Djali im e pi qumshtin vetem me biskota, nese Nuk ka biskota Nuk e pi , provoja nje here hedhi 4-5 biskota te qumshti Nuk I dihet :)