Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Përshëndetje nenave te kesaj faqeje te bukur! Kam vajzën 15 vjeç dhe i leu flokët fshehurazi ngjyrë manushaqe!
U inatosa shume, kur erdhi ne shtepi e kallangjyer dhe e përlyer! Ku di une moj nena ajo ka shkalluar fare.
Kur erdhi ne shtepi ne ate gjendje, ja futa me shpullë! Nuk mund t'a pranoj dot. Ka qene vajze shume e qete, por tani ka ndryshuar komplet. Jetojmë ne Itali, pa te isha ne Shqipëri ndoshta e mblidhja. Po ketu te iken nga shpia dhe u kerkon ndihme kishave. Ju lutem nena e kam shume te veshtire t'a pranoj kete ndryshim kaq te madh te saj. Ju lutem cfare mund te bej, qe te ndryshoje sjellje?
Ju faleminderit te gjithëve!

15 comments:

Bebevogelushe said...

Me fal por po mos ta kontrolloje por ta udhehiqje do kishit shkuar bashk te rregulloheshit te dyja si shoqe jo si hitleri sbehet kjo sbehet ajo normal Qe do ti bej fshehurazi... mir ka ber Dhe un ashtu do beja .... mblidh mendjen behu krah per vajzen jo penges se mjaft pengesa ka.

Bebevogelushe said...

Problemi qenka i qarte: ti!

Anonymous said...

Mbeshtes poziten tende ne kto momente e dashur nene , shum ktu thon se je ti problemi pa patur iden adoleshenteve ne itali dhe piken kryesore ku ti thekson se ndryshimi ishte drastik nga dje sot, kuptoj qe te mori papritur .Adoleshentet me itali kan presion social midis tyre qe shum her merr kthesen drejt bullizmit . Ndaj bej shum kujdes qe vajza jote mos te ket ren ne bullizmin e tyre qe ajo te veproj e till ,ne kto raste trasgresioni esht inserimi ne kte lloj shoqerie . Ajo thjesht kerkon te mos ndihet e menjanuar , beje te till qe ajo ta doj veten dhe ta pranoj ashtu sic esht . VETVETJA , dhe se familja esht ajo qe do jet gjithmon aty per te , gjith te mirat

Bebevogelushe said...

Kur thua te isha ne shqiperi ndoshta e mblidhja thua per "do e shkepja ndru"? Me fal por nuk mendoj se shpulla apo dhuna do rregulloj dicka. Nuk duhet te shprehesh ne ate menyr ajo ka lajthitur e pse? Se ndryshoi ngjyren e flokove? Pse nuk mundohesh ta mbeshtesesh e te kuptosh si esht puna? Ajo ka nevoj per nenen se esht ne nje mosh delikate. Ndoshta ndryshimi i flokeve ishte thjesht nje menyr per te terhequr vemendje ndoshta si kushton aq koh sa duhet se mbeshtet ashtu si duhet.

Bebevogelushe said...

Behu shoqja e saj. Ule koken ti e para se pavarsisht se nuk te vjen mire, problemi je ti e jo vajza. Ti duhet ta gjesh gjuhen e perbashket me te

Bebevogelushe said...

Une e kam akoma femijen te vogel per te dhene mendime..por mendimi im eshte ky: Sot ka dale ne mode sidomos per moshen e saj deri 18-19 vjec ti lyejne floket lejla, blu, manushaqe sic thua ti. Ajo ka pare shoqet ose ndonje idhull ne TV dhe i ka lyer. Ulu dhe pyete me te qeshur: "Po cne paska dale moda keshtu me kete ngjyre?! Te them te drejten une mendoj qe nuk te shkojne shume me fytyren..mbaji po deshe pak kohe dhe ktheji sic i kishe. Ashtu dukesh shume e bukur." Nqse reagon ashper ndaj ketyre gjerave e para do tr largohet e s'do te tregoje asgje..e dyta imagjino si do reagosh kur te kete te dashur apo dicka tjeter. Nene e dashur kane ndryshuar kohet. Duhet te pershtatemi ne me ta dhe me urtesi ti drejtojme ne rrugen e duhur. Ndryshe iku!

Bebevogelushe said...

Si u dashka te uli nëna kokën? Asnjëherë, tregoni autoritet ke fëmija çështje kjo ulje koke?

Bebevogelushe said...

Epo edhe kshu sic e ka nisur kjo nuk ka gje ne terezi. Autoritet tregohet por keshtu sic eshte gjendja rrezikon ta largoje femijen nga vetja dhe i vetmi vend ku femija gjen mbeshtetje eshte shoqeria. Mos beni sikur nuk keni qene asnjehere 15-vjecare

Bebevogelushe said...

Shumë e vërtetë Marjeta Rea Loida Bica jam shumë dakord me ,kshtu si kan ardhur kto kohëra sot duhet të jemi më tolerante, ose marin rrugë të keqe, duhet të jemi shoqja mikja,ajo duhet të komunikojë shumë me vajzën tani është mosha më delikate të ikën fëmia nga duart, fatkeqësisht autoriteti sa do e përkeqsojë gjendjen Viola Adi

Bebevogelushe said...

Ina Metani kam dy vajza vete , me te madhen 5 vjece dhe qe tani mundohem ta bej shoqe. Normalisht jam edhe autoritare aty ku duhet. Kane ardhur kihe sh te keqija dhe preferoj me mire te ul hunden sesa te me iki femija

Bebevogelushe said...

Cautoritet me 15 vjecaret mosh me te veshtir ska terhiq e mos e kput smbyllen me brenda 4 mureve te mbledhi mendjen e ti behet krah se po i iken goca nga shpia fare sic ka frik dhe vet

Bebevogelushe said...

Viola Adi aman ske qen nejher adoleshente ti, sido qoft po ste pelqeu komenti im mundo te japesh mendimin tend di ku tjeter pa nevojen e pyetjeve retorike Jeta ka plot pengesa e veshtirsi prindrit jan ndimesa jo penges ne vetvete. Kjo esht gje e vogel por neser do jet nej gje shuuuum her me serioze e fmia as mendimin e te emes sdo kerkoj se ne mendjen e saj do ta pengoj.

Bebevogelushe said...

Sa te gatshme jeni të bëni llogjiken ke halli tjetres, ajo thjesht është e stresuar, ku qëndron gabimi ke kjo si nënë që iu drejtoke.

Bebevogelushe said...

Viola Adi e vertete qe me problem eshte nena sesa vajza . Te gjithe kemi qene 15 vjecare e dim qe ajo eshte mosha me delikate e vajzave , nena ne kete rast duhej te ishte ulur e te fliste me te bijen jo tia kercase me shpulle .
Duhet te kete komunikimin me vajzen se mesa po lexoj nena ka mungese komunikimi dhe kjo ka sjelle dhe sjelljen e vajzes rebele ne kete rast ... normal dhe mjedisi ku jeton nuk i pershtatet nje nene te rritur ne nje mjedis te mbyllur si Shqiperia , ndersa e bija po rritet ne nje shoqeri me te hapur .... bashkohem me idene se nena mund te kishte vepruar ndryshe ....

Bebevogelushe said...

Gabimin e ke ti..vajzat ne ate moshe fillojn kan deshirat e tyre,kur si mbeshtesin prinderit,sidomos nena e bejn fakt te kryer,qe do ose sdo ti,un e bera te thot jot bije.Iku koha jo sbehet se je e vogel. Me mir ti thuash e fillojm avash avash me ngjyra te lehta,se me te fortat do dukesh e madhe ne moshe. Kam qene 16 vjece,kur mi leu vete mamaja ime me kena te kuqe floket,e dinte qe i kisha qejf,dhe e pranoi.Flasim ketu e 20 vjet me pare qe ish kohe tjeter.Lyheshim me vajzat ne shkoll,e para se te vija ne shtepi fshihesha,derisa me dha leje te lyeja vetem syt me rimel qe nga shtepia.Mos u bej armiku cupes,sepse eshte ne moshe delikate,gelltiti fjalet e saj qe ste pelqejn,e perpiqu ti tregosh shembuj e histori te njerezve qe si pesojn keq ne jete nga gabimet.Dhe e ke gabim qe mendon nese do ishe ne shqiperi do ja mblidhje.Apo meqe ska shtet atje,do e rrihje,izoloje e do e lije pa shkolle? Ndoshta mund te te duket e veshtire,por meri kerkoji falje cupes,puthe e thuaji sido qe te behesh je e bukur se je vajza ime,me vjen keq qe nuk isha me ty kur i lyeve,por te premtoj qe heres tjeter do jem me ty.Ti po rritesh e bashk do jemi si motra te pandara.Te uroj durim...