Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Pershendetje!
Djali im eshte 3 vjec e gjysem. Ashtu sic i pelqen qe te luajë me makina ashtu i pëlqen edhe te luajë ndonjehere me karroce kukullash 😂 vetem se brenda ne karroce vendos arushin e tij ose makinat 😅 eshte dicka normale tek femijet kjo besoj, por gjithsesi do me pëlqente te merrja disa mendime. Faleminderit!
T'i keni mirë bebushat tuaj!

1 comments:

Bebevogelushe said...

Asnjëherë nuk duhet të biem në Steriotipe tek fëmijët. Travestimentet, të luajnë gjithmonë me lojën 'të jem dikush tjetër nga ai që jam' janë shumë të rëndësishme për vogëlushët. Quhet loja simbolike dhe është një nga aktivitetet më të rëndësishme (sidomos duke nisur nga mbushja e vitit të parë të jetës e deri në gjashtë vjeç) nëpërmjet së cilës fëmija ka mundësinë të kontribuojë drejtpërdrejt dhe në mënyrë vetjake, të pavarur në rritjen dhe zhvillimin e tij. Lejoni të jenë të lirë të përjetojë këtë fazë të domosdoshme dhe të pashmangshme, për fat :) të fëmijërisë së tyre.