Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Në fillim e kisha shumë të lehtë të mbaja mend takimet e bebeve të mia me pediatrin, sepse sa më të vegjël janë aq më shpesh "duhet t'i vizitojmë në takimet rutinë, edhe pse fëmija nuk ka asnjë problem apo shqetësim. Këto takime me pediatrin shërbejnë për të vërejtur nëse gjithçka shkon mirë, të paktën këtu ku jetoj janë falas dhe zgjasin nga lindja deri në vitin e 14-të të jetës. Nëse pediatri vë re se fëmija ynë ka probleme me shikimin, dëgjimin, apo kontrolle të tjera, atëherë nëna drejtohet tek mjeku specialist. Këto vizita quhen Bilance Shëndeti.

Vështirësia më e madhe me to është fakti, që bilancet rrallohen me rritjen e bebit, ndaj për ti ardhur në ndihmë Bebevogëlusheve tona, le të shkruajmë në ditarin tonë kohën, kur vizitohet fëmija tek pediatri dhe çfarë analizash kryhen për çdo moshë.

Meqenëse sot kërkova material për vajzën time le të fillojmë me fashën e moshës 2-3vjeç.

Gjatë bilancit të 7-të të shëndetit matet pesha, gjatësia dhe për herë të parë bëhet një analizë e shikimit i quajtur testi i Lang-ut, për të parë dhe gjetur një ambliopi të mundshme e quajtur ndryshe syri dembel (nëse njëri sy sheh më pak se tjetri, atëherë fëmija ynë përpiqet të përdorë syrin e shëndoshë, duke mos mënjanuar shikimin me syrin tjetër). Testi i Lang-ut është shumë i thjeshtë: i vihet përpara një karton i plastifikuar me 3-4 figura të përbëra nga pika bardh e zi, që në shikimin monokular dmth me një sy, nuk duken.


1 comments:

Bebevogelushe said...

Vajzen e kam 2 vjec e 6 muajshe dhe akoma sme ka thene gje pediatri per kete analiz 😯 ja keni bere ndonjera nga ju nena vogelusheve tuaj?