Gjatë stinës së Dimrit këto janë objektivat kryesorë që duhet të kemi parasysh:
ta veshim në atë mënyrë që te mos ftohet të mos djersijë, të ndihen të lirë, kur janë në lëvizje.Ti veshësh në Dimër është gjithnjë e vështirë për mua, sepse asnjë nga 2 fëmijët e mi nuk i pëlqen ideja e të mbështjellët, sidomos kur mami e ndjen Dimrin e para dhe i vesh edhe pjestaret e saj te familjes, kur i thahen dhëmbët vetëm asaj.
Kështu që e pashë, se kisha nevojë urgjente ti vija disa rregulla vetes.
Fibrat me të cilat janë përbërë veshjet dimërore duhet ti zgjedhim sa me afer natyrales. Thojini jo veshjeve sintetike, që pengojnë frymëmarrjen e lëkurës, provokojnë djersitjen, me kalimin e kohës vijnë erë të pakëndshme, marrin ngarkesë elektrostatike dhe gjatë larjeve të shpeshta në lavatrice pushpurisen. Më mirë do të ishte të zgjidhnim veshje pambuku ose leshi.
Gjithmonë të zgjedhim rroba të një prerje më të madhe, se masa e fëmijës sonë, sepse keshtu nuk do ti ndjejnë ngushtë në trup gjatë lëvizjeve dhe fëmija ta ndjejë veten të lirë në maksimum. Rrobat më të mëdha u rezistojnë larjeve më shumë.
Ti veshim në trajtë ''qepë''. Fëmija duhet të sigurohemi t'i veshim gjithnjë 1rrobë më shumë, kështu me kalimin e orëve në varësi të kohës edhe mund t'ia heqim nëse ''shkallon'' dhe djersitet. Duhet mbajtur parasysh gjithashtu që ambjenti në shkolla apo kopshte është i ngrohtë, i mbyllur, i paajrosur mirë dhe i mbushur me njerëz, si pasoje menjëherë djersiten dhe kur dalin në ambjentet e jashtme marrin të ftohtë.
Kur jashtë nuk ka rënë dëborë do të ishte mirë ti vishnim me:
një kanotjerë, një palë pantallona të gjata, një palë çorape të gjata, një bluzë me mëngë të gjata, një triko te hapur përpara, një xhup më të trashë sipër.
Mundohuni qe veshjet të jenë tutina, bluza sportive, pantallona me llastik në brez. Këmishat dhe pantallonat serioze të ruhen për raste te vecanta.
Për foshnjat nuk duhet të harrojmë, se temperatura e tyre trupore është më e lartë, sesa ajo e të rriturve. Ata si pasojë ndjejnë më shumë se ne vapë. Për këtë arsye foshnjat duhet të vishen kështu: një body pambuku të ngrohtë dhe tutinë në sfungjer gjatë qëndrimit në shtëpi dhe tutinë e ngrohtë pambuku poshtë tutës së mbushur (me pupla, pambuk etj) për të dalë.
Gjatë gjumit nuk duhet ta mbulojmë me batanije plaid, apo mbulesë, sepse shumë shpejt do të zbulohet, por kujtojmë gjithashtu që të mbuluarit e tepërt sjell temperaturë të rritjes trupore dhe kjo e fundit rrit rrezikun e Sids (Sindroma e Vdekjes se papritur te Foshnjes). Gëja e duhur është ngrohja e ambjentit të dhomës dhe blerja thasëve të gjumit.
Përgjatë udhëtimeve me makinë rripat e sigurimit nuk duhet të jenë të shtrënguar, ndaj nuk duhet të ketë mbulesë mes foshnjave dhe rripave. Nëse është ngrohtë hiqet dhe xhupi. Në këtë mënyrë nuk djersitet dhe kur del jashtë nuk rrezikon nga rrymat e ajrit.
Për daljet xhiro gjatë stinës së Dimrit nëna apo personi që kujdeset për fëmijën duhet të arrijë ta kuptojë menjëherë kur fëmija vuan nga të ftohtët, ose kur nisin të ndihen të lodhur.
Fëmija kuptohet që ka ftohtë në këtë mënyrë: preken gishtat, qafa dhe balli, nëse janë të ftohtë, vere e sjellja e fëmijës nëse nuk është në humor të mirë dhe nëse e kanë fytyrën te skuqur kalohen në ambjente shtëpiake ose të ngrohta.

0 comments:
Post a Comment