Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers



Një nënë e ardhshme shkruan:

Kam nje problem te madh dhe me vjen shume turp se jam 36 vjec dhe s'jam adoleshente te ankohem. Me ka hyre tmerri, kur e mendoj me shpeshtohen rrahjet e zemres dhe me bllokohet fryma. Po mendoja ta beja me operacion cezarian!
Ju lutem me ndihmoni a mund te lind me operacion edhe pse nga ana mjekesore nuk ka vend per kete te fundit?


Nuk duhet t'ju vije turp sepse eshte mese normale te kesh frike nga ajo qe s'njeh dhe nga lindja qe provohet per here te pare ne jete, Sepse lindja s'eshte gje tjeter vec frike nga e panjohura! Pra ajo c'ka ndieni ndodh vertet te te gjitha grate, por duhet kontrolluar, qe te mos arrije t'ju prishe lumturine qe sjell lindja e nje femije. Ne radhe te pare eshte e nevojshme t'i mendojme dhimbjet e lindjes si mjete per te arritur tek qellimi kryesor, lindja e femijes dhe ne radhe te dyte nuk ka kohezgjatje te ekzagjeruar, ndodh ne nje hark kohor te shkurter dhe lindja e femijes sjell menjehere lirimin, sikur te mos kishe ndjere kurre dhimbje. Por ne rast se doni patjeter te eleminoni dhimbjet atehere bini dakort me gjinekologun tuaj per anestezine epidurale para afrimit te dites se deshiruar. Kjo e fundit heq dhimbjet, por ju lejon te lindni ne menyre natyrale, ne pergjithsi kjo ju lehteson shume shpirterisht. Dicka tjeter qe ju ndihmon tej mase, eshte edhe pjesmarrja ne grupet e pergatitjes per lindjen apo ne pamundesi mundoheni teflisni sa me shume me nena qe kane te njejtin status me tuajin.Ne rast se edhe kjo nuk eshte e mjaftueshme, mos harroni ti shprehni shqetesimin tuaj edhe nje psikologu.



0 comments: