Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Edhe edukata me 1 Qershor shkon me pushime :-)
... dhe per ne qe marrim avionin!  :-)
Ky eshte viti i dyte qe "e perze" me pushime tim bir tek gjysherit ne Shqiperi!



Para tre vjetesh nuk do ta mendoja kurre se do te flinte qofte edhe nje ore pa mua. Kur mori avionin per here te pare vetem me gjysherit, une kisha shpalosur shamine e loteve, ndersa shihja se ai mezi priste te clirohej nga nje nene gjysme e cmendur si une.

Xheloze?- do te pyesnit ju.

Me shume se xheloze sidomos kur mbremjeve i kerkoja te dilte ne konference virtuale me skype, na thoshte: - C'kemi mami, c'kemi babi? Ika tashi se do luaj me shoket!
Ose per te mos i bertitur dhe ta linim perseri vitin tjeter te shkonte me pushime, mundohej me kot te mbante kollen qe i gerricte gryket :-)

Mami he ju ka merzitur?- pyesja gjithe ankth une, se e di cfare lloji e kam pjellen time.

- Jo me mam, - me thoshte vjehrra ime. - Ja ben nanes se vet femija! :-)

Pra edhe nje hall qe kisha e hoqa!



Jam e sigurte qe me durimin e gjysherve, nota ne sjellje do jete 10 me yll. Me ne fund pak kohe per veten (pa i bere hesapet me hanxheshen time 4 muajshe, Aiden)! S'e duroj dot me pasqyren qe kriset nga pamja qe ka perpara :-)

Dhe ja ku niset perseri, kap per dore gjysherit dhe ben perkthyesin me stuardesat dhe kontrolloret (krenar se jemi te paret qe i jemi drejtuar kuestures se Bergamos, per dokumentat qe duhet te kene ne dispozicion gjysherit, per kujdestarine e femijes) duke marre me shume besim nga ta, me shprehjen e shoqeruar me shenjen e OK- it,  "documenti perfetti, dokumente perfekte", sesa ka marre per shtate vjet me radhe nga mami i vet, qe kujton se e mban akoma ne preher dhe se nuk "shkon dot vetem as deri ne banje",  kalon kontrollorin pas nja gjysme ore muhabeti te embel me stuardesen e bukur, e cila e terhequr nga fashion e tim biri, ka bllokuar radhen e shqiptareve, qe fillojne te shfaqin shenjat e para te nervozizmit.

Dhe ja ku ngec sharra ne gozhde:
Edukata ashtu si Edi im ka marre fleten e kampit :-)

Siti TripAdvisor ka bere nje sondazh mbi rreth 5 mije udhetare qe udhetojne me trazovace ne avion.

Rremujaxhinj, i leme te vrapojne neper korridore a mos me shume, nuk u flasim kur marrin me shkelma sediljen para, e normal qe kush e ka mesuar keshtu???? PRINDIIIIIII LOL te thuash ti, se i beme paret avione, jemi rritur ne aeroporte dhe cdo dite fluturojme sic hame buke me djathe e na eshte bere shprehi menyra e te sjellurit ne lartesi.
E pra dhurata ime per 1 Qershorin eshte pikerisht paketa e keshillave qe mund ti jepni me vete camarrokut tuaj.


Programoni spostimet: ne menyre qe te merrni nje fluturim pa ndalesa pra te drejtperdrejte edhe pse kushton me shume) dhe nese eshte e mundur te prenotoni nje vend-dritare, te asistosh ne uljen dhe ngritjen e avionit eshte nje eksperience e mrekullueshme.


Shpjegoni para nisjes:  cdo te thote te marresh avionin dhe te presesh ore te tera ne aeroport. Planifikoni se bashku nje nje liste per te kaluar kohen e lire.


Pergatisni nje cante shpine qe mund ta mbaje ne kabine ku keni futur panine te vogla per zemer, ndonje karamele (per boshlleqet e ajrit, per ndryshimet e presionit te ajrit ne ngjitje dhe zbritje) nje liber per te lexuar, mundesisht me ilustrime) nje album per te ngjyrosur, lapsa dhe kolora per ngjyrosje, videolojera me kufje, per te mos bezdisur me muziken e tyre pasagjeret e tjere.


Cojeni ne banje: para se te hipe ne avion, meqenese kur jepet urdhri per te lidhur rripat veshtire se do te hiqen per tu ngritur nga vendi deri ne ulje te avionit.


Nje surprize e vogel e premtuar per ne fund kur jane bere te mbare, ne fund te cantes se dores, mund te jete dicka, qe lejohet ne mbikqyrjen e kontrollit ose nje akullore e premtuar kur te zbresim) , zbut edhe me te axhitumit. ( kur marrim fjale nga turqishtja pse te mos marrim dhe nga italishtja lol ... )


0 comments: