Cfare duhet te bejme kur nje femije ka parazite?
Para se gjithash duhet t'ju kujtoj se morrat nuk provokojne asnje rrezik per shendetin. Meqenese ju qetesova mbi kete po ju kujtoj, se para se te nisim trajtimin e tyre, duhet te kontrollojme te gjithe pjestaret e tjere te familjes. Produktet me te mira jane locionet ose xhel me baze Permetrine, Piretrine dhe Malationi... Lereni te veproje antiparazitarin te pakten per 10 minuta dhe gjithashtu duke verejtur dhe lexuar me kujdes letren ilustrative te produktit. Trajtimi me shampo te posacme nuk rezulton shume efikas sa ai antiparazitar. Eshte mire te perseritim trajtimin pas 7-10 ditesh. Ne rast se trajtimi nuk funksionon, atehere duhet te ndryshojme tipin e antiparazitarit.
Pas trajtimit me antiparazitar nje rregull i mire eshte te kontrollojme dhe te sigurohemi qe nuk kane mbetur me therriza ne koke duke perdorur nje kreher me dhembeza te mprehta ose duke i shkeputur me dore, pasi kemi praktikuar nje shplarje solucioni te pergatitur me uje dhe uthull 1:1 . Eshte shume e rendesishme qe femija te mos kete me asnje therrize ne koke para se te kthehet ne shkolle.
Si te trajtojme teshat dhe objektet e infektuara?
Kreherat dhe furcat lahen me uje te nxehte dhe shampo antiparazitaredhe lihen ne nje legen te vogel me uje.
Carcafet, nenkrejset, peshqiret e duarve, teshat e trupit, shallrat dhe teshat e tjera duhet te lahen te gjitha ne lavatrice me temperature me te larte se 60° . Te gjitha ato rroba qe nuk arrini ti lani duhen futur ne qeska plastmasi per gati 15-20 dite. Thithni me ane te fsheses me korent mikrobet nga divanet, kolltuket, sidomos ato ne pambuk. Kalojini siper me nje peshqir te vjeter te lagur here pas here ne nje kove me uje(2kg) dhe uthull te bardhe(2 gota).
Perfundime:
Parazitet e kokes nuk jane shenje e higjienes jo korrekte dhe shfaqet ne te gjitha shtresat sociale dhe ekonomike.
Perhapja e infektimit nuk varet as nga gjatesia e flokeve as nga frekuentimi apo numri i larjeve te kokes.
Nuk paraqet asnje rrezik per shendetin e femijeve dhe nuk jane transmetuese te asnje lloj semundjeje.
Parandalimi dhe mbajtja nen kontroll e dukurise duhet te bazohet ne kontrollin e perditshem te kokes, gjithmone ne ambjentet familjare dhe jo ato shkollore. Asnje nuk duhet te preke me dore femijen per ta kontrolluar dhe kjo e fundit nese nuk eshte akoma ligj le te hartohet.
Ja dicka qe nuk do ta gjeni ne libra;
Si tutelohet komuniteti?
Shkollat duhet te shperndajne tek te gjithe prinderit pusulla ku paralajmerohen te kontrollojne cdo dite koken e femijeve te tyre per te realizuar secili prej tyre trajtimin antiparazita.
0 comments:
Post a Comment