Cfare jane parazitet e kokes?
Po morrat?
Paraziti i kokes eshte nje insekt 2-4 milimetra , qe jeton dhe shtohet vetem ne koken e njeriut dhe ushqehet me gjakun e tij. Femra depoziton deri ne 10 veze (therriza) ne dite. Nga cdo therrize, pas 7-8 ditesh do te lindin kafshezat e rritura.
Paraziti i kokes eshte infektimi nga morri dhe godet vecanerisht femijet. Shperthimet epidemike ne fakt regjistrohen ne numer te madh ne komunitetet shkollore.
Si transmetohen parazitet?
Perhapja realizohet ekskluzivisht nepermjet kontaktit, me rralle nepermjet kreherave, furcave dhe kapeleve. Morri ne fakt nuk kercen dhe nuk fluturon dhe mund te jetoje larg kokes se njeriut e shumta 1-2 dite.
Si parandalohet?
Ne pergjithsi nuk ekzistojne masa parandaluese per te penguar ngjitjen e morrit.
Menyra me e mire per te reduktuar sa me shume pranine e paraziteve dhe te vezeve te tyre eshte kujdesi i prinderve ne kontrollin e perhershem te femijeve te tyre, duke mundesuar keshtu verejtjen ne kohe te dukurise dhe duke i derguar femijet ne shkolle vetem kur trajtimi antiparazitar te kete filluar.
Theksoj gjithashtu se edhe trajtimet antiparazitare qe mund ti perdorim si masa parandaluese nuk sherbejne per asgje, perkundrazi rreziku shtohet duke rritur rezistencen e morrave ndaj produkteve antiparazitare.
Keto produkte duhen perdorur vetem ndaj individeve te infektuar.
Si kontrollohet lekura e kokes?
Duke verejtur me kujdes eshte e lehte te gjenden therrizat, te gjata vetem me pak se 1 milimeter, te cilat ndryshojne nga zbokthi nga forma e tyre vezake, sepse shkelqejne, shqiten me veshtiresi nga fija e flokut me dore nje e nga nje, nderkohe qe zbokthi shkeputet lehtesisht, madje edhe duke fryre.
Pikat ku bejne fole me lehte therrizat dhe morrat jane ne qafe, ne temth dhe pas vesheve.
Ne driten e diellit dhe me ndihmen e nje lenteje zmadhuese, te kontrollosh therrizat behet me e lehte.
Ja dicka qe nuk do ta gjeni ne libra;
Shfaqja e paraziteve te kokes nuk eshte ne shumicen e rasteve shenje e higjenes se keqe dhe godet te gjitha shtresat sociale! Prandaj asnje mos te gjykoje dhe sidomos t'jua peshoje femijeve kete fakt, qofshin tanet, qofshin te miqve tane! Peballojeni si dicka te zakonshme qe kalon me nje shampo te thjeshte (ne pjesen e dyte te artikullit do flasim per luftimin e ketyre paraziteve
0 comments:
Post a Comment