Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Pershendetje Bebe&Vogëlushë!
Faleminderit për cdo keshille qe mund te me jepni, sepse jam shume e merzitur. Jam ne javen e 29-te te shtatzanise dhe mund te them qe kam gjithmone kete merzi.
Sapo mora vesh qe isha shtatzane na ndodhi nje fatkeqësi, vdiq mamaja e tim shoqi.
I kam qendruar gjithmonë afer dhe ngushelluar me te gjitha mënyrat, por ai nuk do tja dije per mua qe kur i ka vdekur e ëma.
Jam kthyer ne sherbyese te tim shoqi dhe vjehrrit.
Laj hekuros, pastroj, gatuaj dhe as nuk kam dashuri e përkujdesje nga burri. S'mjafton kjo, por më thotë ky që ke në bark me hëngri kokën e mamit.
Tani jam kthyer ne shërbëtore të vjehrrit te paralizuar burrit.
Nuk dal dot as per xhiro, as per pazare, as per vete nuk kujdesem me.
Kam rene ne depresion dhe mendoj shume keq per veten time.
As me te mite nuk flas dot, se nuk jam shume e lidhur dhe nuk u tregoj asgje.
Ju lutem me keshilloni nje zgjidhje!
Ju falenderoj vecanerisht per vemendjen qe na kushtoni!




1 comments:

Bebevogelushe said...

Mirëdita e dashur nënë e ardhshme!
Zakonisht kur gjatë një periudhe ndodh ardhja e një fëmije dhe zija që mbajmë për një të afërm stresi që kalojmë është shumë i madh.
Kjo shprehje që ka përdorur bashkëshorti juaj është e papranueshme për cdo qënie njerëzore, pale pastaj për një grua shtatzënë.
Mbi këtë duhet të jeni e palëkundur dhe të mos lejoni askënd t'ju ofendojë. Për të tjerat mundohuni të ndërtoni bashkëbisedim dhe besim reciprok, që të mund të kapërceni këtë çast të vështirë.
Thuajani haptas si ndiheni dhe kërkojani të dilni së bashku dhe të bëni të gjitha ato aktivitete që tani janë aq te nevojshme dhe nuk po i bëni.
Për pjesën tjetër që shpreheni se jeni e mërzitur dhe në depresion përpiquni të flisni me një psikolog, që të mund të përballoni lindjen e fëmijës dhe më pas.
Urimet tona më të sinqerta!