Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Të dashura nena!
Kam 4vjet qe jam e martuar dhe ne martese arrita e virgjer.
Jam pak e madhe ne moshe dhe kam kaq shume frike te bej vizita.
Kam bere nje pap test dhe aty me vinte kaq shume zor saqe tani që jam shtatzane nuk arrij dot te shkoj te mjeku.
Më vjen shume turp kur ai duhet te me kontrolloje me duar.
Jam shume e ndrojtur dhe familjen e kam pasur shume strikte.
Kam shume krruajtje intime, por nuk shkoj dot... Tek vizita qe duhet te beja sa mora vesh per shtatzanine provova te shkoj te gjinekologu e shoqeruar nga burri, por kisha shume turp dhe mjeku nuk me preku me dore se une fillova te qaj.
Ndihem kaq keq dhe në faj qe nuk shtrihem dot te vizitohem. Qe tani jam nënë e keqe, po me vone cfare me keshilloni?
Ju faleminderit nese nuk talleni sepse eshte me te vertete e pamundur per mua, jo se bej naze! Faleminderit per ndihmën!




1 comments:

Unknown said...

E ke shume gabim
Perpiqu te gjesh nje doktoresh me mire se sa doktor. Te duhet patjtr e dashur se perndryshe mund te kesh pasoja te tjera mbrapa. Uroj te jesh mire