Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Të gjitha plagët, që ndihmojnë foshnjën tonë të lindë, quhen plagë të lindjes. Nëse do të mësojmë të kujdesemi ashtu sic duhet për to, atëherë shërohen brenda pak ditësh. Vazhdojmë me përkujdesjen ndaj plagës së lindjes me çezarian.


Dalja nga materniteti i nënës së re pas lindjes me çezarian behet pas 4ditësh. Para daljes nga spitali nënës i behet një vizitë kontrolli gjinekologjik. Ndryshe nga lindja natyrale ekzistojnë shumë mundësi, që fijet e qepjes së plagës çezarian të hiqen pikërisht gjatë kësaj vizite, por edhe disa ditë më vonë. Është mjeku ai që do t'i tregojë dhe do të këshillojë nënën e re për të gjitha udhëzimet e duhura, se si mjekohet plaga në kushte shtëpiake. Plaga, pas heqjes së qepjeve të jashtme, është mbyllur tërësisht, ndaj nëna nuk duhet të shqetësohet, nëse sheh se plaga është e fryrë dhe e skuqur, në nuancë të errët. Plaga do të mbyllet vetiu dita-ditës dhe shenja do të zbehet gjithnjë e më shumë me kalimin e kohës, derisa të mos duket pothuajse fare.

Ja si dizinfektohet plaga në kushte shtëpie:

- Plaga nuk duhet lagur për rreth një javë, nuk duhet të zhytemi në vaskë, apo të lagemi plotësisht në dush. Larja që duhet bërë në rastin e lindjes çezariane është ajo e pjesshme (parciale).

- Gjatë javës së parë të paslindjes e pastrojmë shenjën e plagës me garzë të sterilizuar me Euklorinë të holluar në ujë (dizinfektues i lehtë). - Pastaj plagën e thajmë duke tamponuar lehtë me një peshqir të pastër dhe të butë, të larë në temperatura të larta dhe e hekurosur, pa e fërkuar.

- E mbulojmë plagën me një garzë të thatë, duke e mbajtur të palëvizshme me një leokoplast. Kjo mënyrë e mban shenjën të mbrojtur nga rrobat dhe teshat qe veshim.

- Plagën nuk duhet ta kapë drita e diellit, sepse mund të rihapet plaga si pasojë e fiksimit të pigmentit të Melanines në lëkurë.

- Nëse shohim se plaga merr përskuqje të çuditshme, ose prej saj fillon të rrjedhin sekrecione në ngjyrë të verdhë mund të ketë marrë infeksion. Në këtë rast duhet t'i drejtohemi urgjentisht mjekut.





0 comments: