Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Si jemi ne grate s'kemi frike te pjellim, por kemi neveri kur i heqim dhembin femijes!
Me thene te drejten dje i ra dhembi dhe mua me dridheshin gjunjet.
-Mami shpeeeeeeeeejt merr ne telefon babin te na coje ke mami i Lorenzos (nje miku i cunit qe ka mamin dentiste per fat mike shpie)

Oboboo po tani ju betohem me ra te fiket, me duart qe me dridheshin, marr revistat per femije dhe kerkoj plot gjysme ore si te heqim dhembin vete ne kushte shtepie. Po jua ve ketu qe kur t'ju duhet, te kerkoni tek menuja me titujt nga e djathta juaj e faqes kryesore te bogut dhe e gjeni shpejt e shpejt


Si ta heqim dhembin?
Per te hequr nje dhemb qe leviz lidhet dy here perreth tij nje fije dhe terhiqet.



Kur ta heqim?
Ta heqim dhembin kur e shohim se eshte duke rene por vetem ne rastet kur eshte duke i dhene bezdi femijes gjate kafshimit dhe pertypjes se ushqimeve!



Cfare te bejme?
Metoda e gjyshes vlen edhe per sot. Kur ta heqim shpelajme gojen me nje gote uje ku kemi tretur disa pikeza kalendule.


0 comments: