Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers



Sot Aida ime tashme 4 muajshe e 1 jave beri vaksinen e dyte. Nuk eshte e nevojshme t'ju them sa te veshtire e kam kur e coj ta beje ate te shkrete vaksine! Me dhemb zemra aq meket dhe problemi eshte se sa me shume rriten aq me shume qajne dhe mbajne mend me shume dhimbjen.
Pra ditari im sot mban dhimbjet e vaksines megjithese me ngushellon shume dhe eci gjithmone me moton "Me mire nje vaksine sot, sesa nje semundje e rende neser"!
Ja disa keshilla per oret pas vaksinimit:


Pas vaksinimit eshte e nevojshme qe nena dhe femija te ndalen per 20 minuta ne dhomen e pritjes, per te verifikuar shfaqjen e ndonje reaksioni te mundshem.


Pas vaksinimit femija mund te manifestoje edhe pse kjo ndodh rralle, ndonje sjellje tranzitore jo te zakonshme. Ja disa nga pyetjet qe mund ti lindin nje nene menjehere pas vaksinimit te foshnjes dhe pergjigjet me te duhura per menyren si duhet te veprojme, per te mos rrezikuar femijen!


Pas vaksinimit femija im eshte i shqetesuar. Cfare duhet te bej?
Pas vaksinimit femijet mund te shfaqin shenja shqetesimi te vecanta sepse mund te ndjejne dhimbje ne zonen e injektimit ose te kene temperature. Mund ti japim produkte farmaceutike si "Paracetamoli" qe redukton dhimbjet ose temperaturen. Paracetamoli per femije gjendet lehte ne farmaci nen emrin Takipirine, Efferalgan, etj.


Femijeve eshte e ndaluar t'u jepet acid acetilsalicilik ( emrin me te cilin e gjejme ne treg: Aspirina etj) per arsye se jep efekte anesore te rendesishme. Nese gjendja shqetesuese zgjat per me shume se 24 ore, ose femija ka qare pa nderpreje per me shume se tre ore dhe nuk keni mundur ta qetesoni ose ka qare ne menyre anormale, keshillohuni me pediatrin e familjes.


Kemba ose krahu i femijes tim eshte i nxehte, i fryre dhe i skuqur. Cfare duhet te bej?
Per te lehtesuar shqetesimin eshte e mjaftueshme te vendosim per disa minuta nje cope te paster dhe te fresket, ose nje nape te bollshme ne te cilen kemi futur akull, mbi zonen e dhimbjes ose te perflakur. Ky trajtim mund te perseritet disa here gjate dites ne rast se problemi vazhdon te zgjase.Nese mendoni se femija ka shume dhimbje sepse reagon ndaj presionit me te vogel mund ti jepni Paracetamolin. Nese edhe pas 24 oreve problemi vazhdon keshillohuni me mjekun e familjes.


Mendoj se femija im ka temperature. Cfare duhet te bej?
Para se gjithash verifikoni nese me te vertete eshte keshtu dhe masni temperaturen e femijes. Eshte e keshillueshme te matet temperatura e bycit; temperatura e sqetulles ose e gojes eshte ne pergjithesi me e ulet 0'5° C pra nuk tregon temperaturen reale. Nese femija yne ka temperature:Jepini te pije shume uje.Visheni lehte pa e mbuluar me shume sec duhet.Jepini paracetamol nese temperatura e bycit i kalon 39°C.Nese temperatura nuk ulet por perkundrazi tenton te ngrihet konsultoheni me pediatrin tuaj te besuar
Falenderoj lexuesit e mi qe me durojne me kaq shume informacione sa jap se ndoshta i kam bezdisur, por e kuptoj shume mire se ky artikull me ka bere te kujtoj shume gjera qe i kisha harruar!



0 comments: