Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Ne te dyja shtatzanite e mia nuk kam pasur asnje shenje, pervec voneses, ose me sakte mungeses se ciklit mestrual. Gjithsesi, per aq sa kam qelluar ne materiale per kete teme, ja nje permbledhje:

si fillim duhet te theksojme se eshte e veshtire te dallosh shenjat e shtatzanise, sepse ne shume gra simptomat jane te ngjashme me shqetesimet, qe shfaqen para ciklit mestrual.

Simptomat e fillimit te shtatzanise varen shume nga konteksti social-kulturor ne te cilin jeton nje grua, por ndonjehere edhe nga bindja se theniet ''e gjysheve'' tona jane te verteta dhe frut i sygjestionimit tone nga to; mendoni per nje cast te vetem se jane bere studime qe tregojne ne besimin e hershem se psh perzierja (te vjellat) ndikojne pozitivisht, nga largimi i gruas per disa kohe, prej ambjentit stresues dhe mbytes i situatave te veshtira familjare.

Le te numerojme disa nga simptomat e shtatzanise ne fillimet e saj:


mund te shfaqen te perziera

te vjella

nje bezdi nga aromat e gatimeve apo te pakendshme

deshire ose refuzim per te ngrene nje lloj te caktuar ushqimi

gjendje kapsi

lodhje

rritje e sasise se pershtymes, ose jargeve

ndonjehere rrahje te shpejta te zemres.

Pergjegjes per te tilla ndryshime jane sic mund te merret me mend hormonet e lidhura me renien e nje gruaje shtatzene.

Astenia, shenja e lodhjes, mbi te gjitha vjen nga rritja e progesteronit ne qarkullim. Lodhja ne kete rast kthehet ne nje faktor mbrojtes, duke mos e lejuar gruan te beje pune shtepie ose te parandaloje ngarkesen ne vendin e punes, ne periudhen me te ndjeshme te shtatzanise, sic eshte tremuajshi i pare.

Fjala e fundit, per te mos ushqyer shpresa tek ju nena, qe prisni me padurim nje foshnje dhe per te mos i trembur nje shtatzanie te padeshiruar, i takon testit ose analizave te shtatzanise, me shume sesa shenjave, qe veshtire se mund ta tregojne me saktesi, nese jeni apo jo shtatzene.


0 comments: