Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Të gjitha këshillat e mëposhtme jane të vlefshme vetëm nëse secili nga prindërit nuk ka patologji, apo nuk është bartës i sëmundjeve të cilat pengojnë ardhjen e një foshnje.


1. Së pari duhet të siguroni:

një partner (burrë, grua)

dhe raport seksual të plotë.




2. Të dy partnerët duhet të dinë dhe të fiksojnë në kokë, se gruaja është pjellore vetëm 12orë në muaj dhe kjo sigurisht që nuk është shumë.

3. Mosha e partnerëve duhet konsideruar një kusht i rëndësishëm. Një cift 20vjecarësh ka më shumë mundësi të ketë një fëmijë, sesa një cift i moshës 40-45vjec.



4. Nëse fëmija nuk vjen dhe shtatzania nuk nis mos u nervozoni. Shqetësimi sjell në trup reaksione, që ndikojnë në rënien shtatzënë. Fëmija vjen kur plotësohen kushtet dhe natyra e vendos çastin e përshtatshëm.



5. Raportet e plota intime mund të mos ndodhin cdo ditë të muajit, por duhet të jenë më të shpeshta nga dita e 12-të deri te ajo e 15-të pas ditës së parë të mestruacioneve, sepse gruaja gjatë këtyre është pjellore dhe mund të mbetet shtatzënë.

Shtimi i sekrecioneve vaginale është shenjë e mirë, sepse tregon për rritjen e mundësisë për të mbetur shtatzënë.



6. Gjatë raportit seksual duhet të favorizohen pozicionet ''klasike'' (gruaja poshtë) për të lejuar lengun seminal të depërtojë sa më thellë dhe të evitojmë të dalë para kohe, ose të futet pjesërisht.



7. Mos u frikësoni nëse foshnja nuk vjen, por shkoni të kryeni, të dy partnerët, analizat, sepse shpesh është burri ai që mund të ketë ndonjë problem të vogël.



8. Mos harroni:

Mos kini frikë nga mjeku, nëse fëmija vonon të vijë!




0 comments: