Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Mirembrema B&V!
Jam nje nene e re në moshë, 22 vjec.
Kam nje hall shume te madh!
Ju lutem mos me gjykoni se i kam provuar me të mire e me te keq por nuk ja kam hequr dot gjirin djalit. Eshte 3 vjeç e gjysmë dhe eshte i çmendur pas gjirit.
E kerkon ka raste edhe 6 here në dite.
Vjehrra ime ka provuar te me ndihmoje, e ka larguar prej meje edhe nje jave rresht, por asgje, me keq ka bere kur u kthye ne shtepi.
Ju lutem e ndjej veten shume te paragjykuar nga njerëzit ndaj ju lutem dua ndihme jo paragjykime.
Kam provuar dhe me biberon, ose nuk ja kam dhene fare, por ai behet flake i kuq ne fytyre, uleret me ze te larte sa ka në kokë, sidomos naten.
Behet i dhunshem dhe me gjuan me cfare te kete në dorë, me kafshon, me terheq floket....
Ju lutem me ndihmoni, se sinqerisht nuk po dal dot nga shtëpia nga turpi se me shqyen këmishën kur jemi rrugës!
Faleminderit nga zemra nëse më ndihmoni!


1 comments:

Bebevogelushe said...

E dashur nënë e faqes sonë!
Mendoj se problemi nuk e ka djali, por ju vetë.
Fëmijët i pranojnë në mënyrë graduale ushqimet e ngurta, fare natyrshëm heqjen e gjirit të nënës.
Ndjenja juaj se keni gabuar duke e ushqyer me qumësht gjiri për një kohë të gjatë ju bren gjithnjë e më shumë. Çfarë u bë nuk zhbëhet më dhe ju nuk duhet të tregoheni e dobët. Për të zgjidhur këtë problem mund të përpiqeni të kontaktoni me një psikolog, që do t'ju ndihmojë të përballoni në mënyrë sa më të pjekur veprimet e dhunshme të djalit tuaj.
Flisni gjithashtu me pediatren e fëmijës dhe së bashku të mund të përpiqeni të gjeni një ushqim të preferuar, që ta bëjë të harrojë qumështin e gjirit.
Ju përshëndes!