Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Pershendetje mike!
Jam mami i një djali 3javësh.
Ushqej vetëm me qumësht gjiri, por e tërheq me pompë.
Pyetja ime është: pediatra më tha se mund t'a ruaj qumështin tim në frigorifer dhe pastaj mund t'a vë në ngrirje, nëse nuk e mbaron djali, deri në 5 ditë nga nxjerrja me pompë?
(Nëse dëshironi të ndihmoni nënën lini komentet tuaja tek ikona Përgjigje. Faleminderit!)
A prishet qumështi i ruajtur në këtë menyre sic me keshilloi pediatra?
E di qe fjala e saj duhet jetë ligj per ne nenat e reja, por ku di une, me duket sikur do ja jap qumështin e prishur.
Faleminderit paraprakisht!


1 comments:

Bebevogelushe said...

E dashur!
Ruajtja e qumështit të gjirit të nënës, që të mos prishet në ngrirje duhet më parë të mos kalojë më shumë se 96 orë pra jo më shumë se 4 ditë nga dita e thithjes me pompë dhe e mbajtur në frigorifer gjatë këtyre 4 ditëve.
Në temperaturë ambjenti nuk duhet të kalojnë 24 orë, ndërsa ngrirja e ruan qumështin për jo më shumë se 3muaj.
Sigurisht që duhet konsumuar shumë më herët, sepse qumështi i gjirit është dinamik, pra pas tre muajve përbërja e tij ndryshon dhe nuk i përshtatet nevojave ushqimore të foshnjës suaj.