Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Aman moj nëna!
Ju shkruaj nga halli, me besoni. Them me vete pas lindjes se djalit cfarë dreqin është kjo jetë kështu? Vetëm rro për të ndërruar e ushqyer fëmijën... Unë nuk e desha këtë femije vetem burri donte. Kisha punen sa mire por kur vajta dje të pyesja a mund te kthehesha në pune me thane qe kishin marre nje vajze tjeter dhe s'kishin nevoje per momentin. Ndihem e vdekur pa pune, kot, bosh brenda, asnje s'me ndihmon. Jeta e burrit nuk ka ndryshuar nje fije floku, e imja po shkaterrohet.... Ne fillim gjiri muajin e pare me ka rene te fiket mbi 8 here nga dhimbjet. U zgjidh problemi i gjirit, tani si idiote gjithe diten ne shpi, jepi qumesht, nderrroji panolinin, vere ne gjume, te del kurrizi nga dhimbja dhe kur vjen burri i ka prishur leket me shokët, pa pyetur fare per ne, në darke kerkon qejf, une po shkaterrohem si njeri. Pa gjume, pa ngrene dhe kur i them cfare t'i japim bebes kur te filloje ushqimin me thote, jepi qumeshtin tat, pse te prishet gjoksi ty.
Jam shume keq, jam komplet e shkatërruar, nuk mendoja kurre se do te përfundoja keshtu.
Ah moj nena kot sa rrojme! Te mos e kisha bere kurre kete femije, te pakten te mos vuante ai, pa une u pashë, une dhe jeta ime bashkë.
Me falni por jam e dëshpëruar!
Faleminderit qe me degjuat!




1 comments:

Bebevogelushe said...

E dashur ju shkruani se nuk ishit gati per mbërritjen e një fëmije.
femije. Ma do mendja se jeni shume e re dhe keni marre përsipër një përgjegjësi te madhe, per here te pare në jetë. Keni humbur punën dhe keni frike te humbni cdo gjë tjetër. Të rrisësh një fëmijë nuk është një shëtitje në ajër të pastër, kërkon sakrifica të mëdha nga të dy prindërit, por edhe këtu jeni vetëm...
Nga ana tjetër ju në një farë mënyre e donit këtë fëmijë, sepse po të mos e donit do të ishit mbrojtur.
Kjo në një farë mënyre ka qenë edhe zgjedhja juaj.
Është njësoj si të luash bingo: t'i hyn të luash dhe nuk mendon se do humbësh, por zgjodhët të luani Bingo. Tani edhe pse moret vesh se keni humbur punën dhe mendoni se luajtët Bingo dhe humbët, por në të vërtetë ju jeni bërë nënë. Keni fituar. E keni ju në dorë t'a beni këtë një përvojë të mrekullueshme ose të tmerrshme.
Fëmija juaj nuk ju kërkoi, mami më lind.
Tani që e keni në krahë falni kësaj foshnjeje vetëm tre vjet nga jeta juaj. Rriteni të shëndetshëm, derisa të bëhet për kopsht dhe dalëngadalë filloni më pas të merrni në dorë jeten tuaj. Dilni, argëtohuni, kërkoni punë tjetër,. Sigurisht nuk duhet të harroni se vërtet do të liroheni pak orë, por fëmijët sa më shumë rriten aq më shumë halle kanë. Më besoni gjithçka do të kalojë dhe jeta nuk do jetë vetëm panolina dhe pagjumësi. E keni ju në dorë. Ia vlen cdo gjë vetëm ndryshoni mënyrën e të menduarit.
Persa i përket burrit kuptoj se nuk ju respekton, por nuk më shkruani punon dhe prish lekë, nuk punon dhe e ndihmojnë....
Flisni cdo ditë me të dhe kërkoni edhe ndihmën e familjarëve qe ju mbështesin.
E mbyll duke ju thënë! Punë në këtë botë gjen me miliona, Fëmijë nga gjaku dhe mishi yt ka vetëm një!