Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers


Jeta eshte matematike Olimbi!
Sidomos jeta me femije! Sa me shume perkthej aq me shume e kuptoj se mjafton te mesojme nja dy formula dhe i zgjidhim problemet me ta! Ose po nuk i zgjidhem te pakten qetesohemi, se si ne ka dhe shume nena te tjera qe po kalon naten pa gjume ne sy e ndoshta duke qare pa zgjidhje bashke me beben :-) Nuk di juve por une kete them me vete kur ime shkrihet ne vaj madje i them tim shoqi: Kete procke qe me bere Nikollaq s'do ta harroj! :-D
Gabimi i pare qe behet me shpesh nga prinderit eshte qe te vleresojne njelloj si te qaren e foshnjes se porsalindur me ate te femijes se rritur, ose me pak fjale te konsiderohet si shprehje dhimbjeje ose emocioni te forte. Ne te vertete e qara e foshnjave s'eshte gje tjeter, vecse kerkim vemendjeje te prindit, forme komunikimi dhe dialogu.
Normalisht foshnjat ne dy javet e para te jetes qajne:
1 ore e ¾ ne dite,
2 ore e ¼ nga java e 2 deri ne te 4,
2 ore-2 ore e ¾ gjate muajit te 2
dhe 1 - 2 ore nga i muaji i 2 deri ne te 3 te jetes..
Behet fjale pra per nje fenomen te vazhdueshem dhe me shume se kurre natyral.
Ne ditet e para te jetes se foshnjes eshte e veshtire per prinderit te perkthejne te qaren e foshnjes, deri ne njohjen e mire reciproke mes tyre.
Nuk eshte e drejte qe ti paraprijme te qarave te femijes, pra duhet ta leme ti shprehe, pra te dialogoje me prinderit dhe si rregull i pergjithshem, (ndryshe e privojme nga aftesia per te kominukuar me boten e jashtme) per sa eshte e mundur, te plotesohet nevoja e shprehur nga i porsalinduri, duke e lene keshtu te fitoje besim ne vetvete, duke i mesuar keshtu se vetem duke dialoguar me ne mund te arrije ate qe do: e thene ne menyre shkencore, te mund te kushtezoje ambjentin e tij.
Ne rast kur nuk arrijme ta deshifrojme te qaren eshte mire ta marrim ne krahe dhe ta ledhatojme pa friken se po e perkedhelim; sepse eshte vetem nje tentative per t'ju pergjigjur nevojave te tij.

Per te arritur te perkthejme kete mesazhka disa linja te studiura ne vija te pergjithshme:
Tonaliteti i te qares pra melodia: Nese eshte konstante dhe vjen duke u rritur mund te jete shenje e nje shqetesimi qe duhet mbikqyrur nga pediatri: nese vjen duke u ulur nuk duhet te ngjalle asnje shqetesim tek prindi.  
Pausat: nese femijae nderpret te qaren per te marre fryme pergjithsisht behet fjale per qarje urie. nese midis te thirrurave ka nje faze qetesie prej 2 sek eshte e mundur qe qarja te jete shkaktuar nga dhimbja.  
Mosha e femijes: Ne pergjithesi ne ditet e para te jetes qarja e femijes eshte rezultat i urise dhe deshires per te hyre ne kontakt me boten qe e rrethon (psh pershtatja me ambjentet shtepiake kur kthehet nga spitali) ose nga kolikat e gazit, qe jane ne gjendje te provokojne te qara te zgjatura tek foshnja dhe nje reagim ankthi te prinderve. Eshte e vertetuar tashme se krijohet me s te qarave te femijes dhe ankthit te prinderve nje rreth vicioz, prej te cilit eshte veshtire te dalesh. Kur kalojne dy muajt e pare te jetes veshtire se femija te qaje nga uria, nderkohe qe ka shume mundesi qe e qara te jete frike e shkeputjes nga nena dhe kundrejt te huajve.   
Cfare te bejme nese qan?
Nese qan gjate gjivaktit, duke u irrituar apo takuar e stakuar nga gjiri apo biberoni, mund te kete shume zhurme perreth, shume vape ose i bezdisur nga panolini i ndotur. Pervec ketyre masave mund ta nderpresim gjivaktin duke i ofruar biberonin genjeshtar.
Nese ushqehet ekskluzivisht me gji mund te mos kemi qumesht mjaftueshem, ndaj nese shqetesimi shfaqet per shume vakte me radhe i shtojme nje biberon me shume.
Nese ushqehet me biberon verifikoni temperaturen e qumeshtit: mund te jete shume i nxehte ose shume i ftohte.Ne rast mosuksesi ne rast se e qara vjen duke u ulur atehere ndoshta nuk ka uri por thjesht nevoje per perkedhelje.
Nese qan minutat e para pas ushqimit duhet te plotesoje deri ne fund tretjen; ndihmojeni duke e mbajtur ne krahe, mbeshtetur mbi shpatull per te bere gromesimen.
Nese qan brenda ose pas nje ore nga vakti me nje qarje te pangushellueshme dhe eshte me pak se 3 muajsh mund te jene shkak te flamosurat kolika gazore, gjithsesi nje veshtrim mjekesor per te pare veshtiresine e tyre do te ishte gjithnje i nevojshem per qetesues te tyre ose thjesht per qetesuar ne si prind.
Ne fund verifikoni here pas here nese foshnja ka vape, ka panolinin e ndotur ose thjesht qan nga uria.

JETA ESHTE MATEMATIKE OLIMBIIIIII  :-D

3 comments:

Anonymous said...

pershendetje kam djalin 4 mujash e 2 javesh po grindet shume nuk qetesohet nuk fle me shume se 15 minuta gjume dhe naten ngrihet cdo 1 ore nuk di ca te bej ju lutem me thoni e ushqej vetem me qumesht gjiri, se formulen nuk e do fare beberonin pres pergjigje flm jeni ....shume e mire.

Bebevogelushe said...

Ne radhe te pare ju falenderoj per besimin! Dhe se dyti arsyet mund te jene uria, kolikat ose dhembet zakonisht! Uria zgjidhet duke gjetur qumeshtin e pershtatshem dhe qe pranohet nga foshnja, biberoni pergatitet me uje... Kolikat jane pak problematike dhe ndihmon shume venia e femijes me bark ne gjunjet e tua ose mbi shpatullen tende derisa te gromesije ose te nxjerre ajrin e tepert.., ndersa dhembet me pak kamomil per qetesim dhe pak tachipirine nese ka dhimbje para gjumit por shume pak ! Te shkuara e me te lehte!

Anonymous said...

flm me letesuat shume me pergjigjet tuaj ju pershendes nga AMERIKA klm