Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers



Te zgjedhesh babysitter-in? Pse erdhi kaq shpejt koha per te filluar pune :-(
E cila nene qe i eshte dashur ti kthehet profesionit nuk e ka thene ket me dhimbje ne zemer?!
Atehere dy tre rregulla kryesore qe edhe mos te kthehemi ne komisariatin nr: 3 te lagjes, por edhe te hedhim pas kraheve shqetesimin e tepert, edhe pse sic mund ta marrim me mend te gjitha nenat, me foshnje te vogel koka mbetet prapa :-D

Shtrojme rregulla te qarta qe diten e pare eshte mire te sqarojme mire se cfare kerkojme prej saj qe ne te ardhmen te mos na lindin probleme.
Orari  duhet te jemi te sigurte per garanci dhe saktesi ne orare, marrje ne telefon ne kohe nese ka ndermend te vonohet, per te shmangur vonesa te rendesishme ne punen tone, apo ne mengjes kur eshte koha ti besojme beben. Keshtu femija do te jete i qete. Por edhe ana tjeter e medaljes pra vonesat tona duhet ti sqarojme me te dhe nese ajo eshte ne gjendje ti toleroje.
Ushqimi ketu nenat duhet ti thone perpara oraret e sakta te vakteve, por kujdes ato "me fiksime" :-D ta thone qe ne fillim nese nuk tolerojne perjashtimet nga rregulli.
Urgjencat duhet te sigurohemi te kete nje eksperience te mire ne pergjithesi kur ndodhin aksidente shtepiake. Pajisejini me te gjitha numrat e telefonit me te cilet mund t'ju kontaktoje ne rast nevoje!
Krijueshmeria nje cilesi e veshtire per te pare "nese e ka ne thua apo jo" :-D nje babysitter nuk duhet te behet "roje" i femijes por te jete ne gjendje ta mbaje ate aktive me lojra dhe stimulime.
Kontrollimi i saj? Si psh ato "e me ra rruga ketej dhe thashe te kaloj" :-D sigurisht qe mund te behen por le te themi te verteten nuk do te bejne gje tjeter vec te shtojne antipatine ndaj jush.
Dhe si mbyllje cfare duhet ti kerkojme ne fund te dites? Te nderhyhet vetem  ne rast se eshte krijuar pershtypja se ka dicka qe nuk shkon.

Babisittoni pa merak tashi :-D

0 comments: