Eni ishte 3 vjec dhe qe kur ka nisur kopshtin e ka plotesuar koleksionin e te ftohurave dhe infeksioneve saqe po ti vija ne ankand do beja pasuri:-D .
Me kujtohet qe s'kishte asgje serioze vetem pak vija temperature me shume, megjithate me shume me ka ndenjur ne shtepi vitin e pare te kopshtit se atje... leke te humbura kot medemek :-) Pikerisht sot ne ditarin tone ndajme me lexuesit tane te nderuar nje diete ushqimore, qe na ndihmon per forcimin e mbrojtjeve imunitare te trupit ne stinen e ftohte dhe ate te infeksioneve:
Baza e parandalimit te semundjeve dimerore eshte nje diete e sakte dhe e bilancuar qe per fat ka pergjasa me dieten tone si nena mesdhetare :-D
Eshte teper e rendesishme qe:
MENGJESI te filloje me baze qumeshti ose kosi me biskota.
DREKA dhe Darka te kete ne brendesi te saj alternimin e peshkut, mishit dhe (thjerzave, fasuleve, qiqrave, mashurkave, bizelet etj) te pasura me zing nje pasuri stimulante mbi sistemin mbrojtes. Edhe vitamina A rrit shume aftesite mbrojtese te organizmit. Qumeshti, djathrat dhe vezet jane te pasura se bashku me karrotat, lakrat, spinaqin, portokallet dhe kungujt e medhenj klasike ngjyre portokalli.
Dhe per ta mbyllur disa fermente qumeshtore te kategorise se latobacillit, probiotiket, jane ne gjendje te ndryshojne aftesite e sistemit mbrojtes te trupit, duke mbrojtur nga infeksionet, duke permendur sidomos ketu dhe ato te aparatit te tretjes, qe i gjejme shpesh ne komunitet me femije te vegjel.
Nje studim frances i kryer gjate periudhes se stines se ftohte, tek femijet nga 3-36 muaj ka vertetuar se konsumi i perditshem i Lactobacillus casei-it tek qumeshtet e fermentuar mund te ule deri ne 50% episodet me diarre ne krahasim me femijet qe konsumojne vetem qumesht.
0 comments:
Post a Comment