Facebook

Search

Loading...
Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Klikimet totale te miusheve ;-)


Ekzistojne dy lloje kollash e trashe dhe e thate. Kolla eshte nje mjet mbrojtes i organizmit sepse ndihmon ne clirimin nga sekrecionet e rrugeve te frymemarrjes.

Pediatri rekomandon te mos merren ilace.

Eshte shume e rendesishme ti jepen shume lengje bebit sidomos kamomil, caj finoku, ose te tjera cajra te pershtatshme per femijet e moshes 4 muajsh me substanca te posacme zbutese (emoliente) dhe qe ndihmojne te shkrijne gelbazat duke lehtesuar eleminimin e tyre.

Duhet hidratuar ambjenti ose me makine avulli per ambjente ose me tenxhere me uje te vluar ne dhome, ose kutia te posacme porcelani te mbushura me uje cezme dhe te vendosura anash kalorifereve.

Duhet evituar tymi pasiv i pirjes se duhanit sigurisht. Per ata qe nuk e lene dot duhanin, te dalin jashte te pijne dhe te nderrojne rrobat kur futen ne ambjentet shtepiake.

Ilace vetem me rekomandimin e mjekut.

Vetem ne rastet kur kolla jep shqetesime tek femija ( e irriton , e le pa gjume apo jep veshtiresi ne frymemarrje) mund te mendohet per nje ilac qofte ky dhe natyral sigurisht duhet te pershkruhet nga mjeku pediater.

Edhe ti japesh antibiotikun femijes me vendim te vete prindit eshte dicka qe duhet evituar. Tek femijet ne shumicen e rasteve kolla shkaktohet nga viruset, jo nga bakteret. Pra nuk eshte aspak e nevojshme qe ti jepet antibiotiku femijes!





0 comments: