Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers


Si te lajme foshnjen pasi ka rene kordoni kerthizor?
Banja e foshnjes eshte nje zakon i perditshem: Mund te kryhet ne mengjes ose ne darke, perpara gjivaktit dhe ka efekte qetesuese te cilat favorizojne gjumin. Banjen duhet te fillojme pas renies se kordonit kerthizor.
Materiali i nevojshem:
  1. Vaske e vogel plastike e posacme vetem per kete perdorim.
  2. Doreze pambuku nese deshironi.
  3. Detergjent i lengshem per foshnja.
Procedura:
  1. Pergatisim ambjentin per banjen. Temperatura e tij per muajt e ftohte duhet te arrije 24°-25° C.
  2. Pergatisim te gjithe materialin e nevojshem dhe e mbeshtesim mbi siperfaqen qe kemi zgjedhur per ti bere banje femijes. Nuk duhet te largohemi per asnje moment duke lene femijen vetem, gjithcka pergatitet me pare.
  3. Mbushni vasken me uje deri ne gjysme e nxenies komplete, hidhet detergjenti i lengshem ne sasi teper te reduktuar ( nje luge kafeje). Temperatura e ujit duhet te jete rreth 36-37°C (mund te perdorim termometrin e posacem ose per me ekspertet perdorim berrylin)
  4. Heqim pelenen e papaster dhe pastrojme femijen nese eshte e nevojshme perpara se te nisim sfungjerimin. Fusim me ngadale foshnjen ne vaskete duke e mbajtur me doren e majte nen sqetullen e majte duke u kujdesur qe koka te jete e mbeshtetur mire tek parakrahu. Me doren e djathte laget i gjithe trupi duke nisur nga floket ( sipas deshires mund te perdorim edhe shampo per femije ), duke perjashtuar fytyren dhe duke vazhduar me pas me gjymtyret e siperme, trupin, zonen gjenitale dhe ne fund gjymtyret e poshtme. Ne fund te banjes e thajme me kujdes foshnjen dhe nese lekura eshte shume e thate e lyejme te gjithen me vaj hidratues. (Ndryshe nga sfungjerimi apo larja parciale gjate se ciles vajin e perdorim para se ta lajme ne banjen e plote vaji hidhet pasi e kemi lare dhe thare femijen). Nje rendesi te vecante duhet ti kushtojme pastrimit te fytyres.
  5. SYTE pastrohen me nje garze sterile te shytur ne uje te zjere i ftohur me pare pra steril duke nisur nga fillimi i syrit deri tek fundi i tij.
  6. VESHET pastrohen vetem nga jashte (pa perdorur shkopa cotton-fic per te pastruar kanalin e degjimit gabim ky qe behet me shpesh sec mund te mendohet)
  7. HUNDA kur ka sekrecione te mundshme, pastrohet me nje fasho te vogel te zhytur ne uje steril dhe e mbeshtjelle ne forme shkopi.
  8. THONJTE priten me gershere te vogla te posacme (me maja te rrumbullakosura) vetem per foshnjat, pa i rrumbullakosur cepat e thonjve dhe pa iu afruar shume lekures.
Prerja e thonjve paraqet veshtiresi ne fillim, keshtu qe mos insistoni ti prisni ato thelle, sepse nese do te gjakosni duart e bebes ka per ta kujtuar gjate kete.
O Momenti i banjes eshte nje nga momentet me te bukura per te gjithe familjen jo vetem per nenen dhe femijen, prandaj nese foshnja nuk eshte femija juaj i pare, perfshini ne kete proces kaq te vecante edhe femijet me te rritur, i kerkoni atyre t'ju sjellin pelenen e paster ose kremin. Ne kete menyre do te zhdukni edhe ato pak gjurme xhelozie te pafajshme qe shfaqet tek bijte e pare me ardhjen e vogelushit, duke e bere ate te ndihet i perfshire dhe per ti treguar qe nuk i kemi lene pas dore.
 

0 comments: