Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Keta femijet tane s'kane farë dhembshurie..., vdes mami neper filma, keta te mite bejne dasem! Ose me sakte kane dhembshurine e kaloresit pa koke. Ulemi bashke te shohim filmat vizatimorë, qe me thene te drejten vetem per babin duan t'ia dine, per mamin qe banon nje kat me poshte, ajo le te vdesi ajo 😊. Marrim nje shembull: mami i Nemos iken qe ne fillim te filmit dhe s'ka asnje shenje ne kujtesen e spektatoreve. Iken si per dhjame qeni, kur i thone nje fjale dhe te kthesh koken nga ne, kur shohim vdekjen e mamës se shkrete, une shtrydh shamite njeperdorishme, cuni me gocen time mbllacitin nje nga nje kokoshkat ne goje, duke i hedhur lart dhe duke mi perplasur buzet mas veshit tim, per te me dhene bezdi 😁😁😁. Nuk po permend vdekjen e mames se Bambit, qe kur shfaqej ne ekran, ne shtepine time behet dasem, qeshin me mamin, qe ka ngelur para ekranit, si idiote, duke iu dridhur buza e poshtme dhe thone hajde ti bejme nje foto mamit tani ne keto moment, ta veme te faqja dhe te marrim shume llajke, poooooòoo kercen mbi divan e vogla, ti baajme nje foto mamit, je gjeni lali....! 😊😊😊😊 Me thoni nje film vizatimor ju, ku producentet "vdesin" babin .... gjalle ne bote, vetem mamin. 😊😂😁 Kush mi kush? Mbreti Luan? Ah po, ok... mire e the mbreti Luan. Kur jepet ky film mos kujtoni, se qajne keta te mite, naçkat, prape dasem bejne 😊😊😊😊. Une qaja me gulce, ata benin gezuar me goten e Coca Cola-s . 😊☺😁😂 Mire me filmat vizatimorë, qe nuk u dridhet qerpiku, po as me macen, qe para ca kohesh, desh ktheu patkonjte, nga dielli nuk u erdhi gjynah 😊😁 une qaja, duke e ferkuar, ata te dy pershperisnin njeri tjetrit: po iku mica ne qiell,cfare qeni do marrim. Une them pastor gjerman, jo me mire Aski. Joooo, pastoriiiiin thashe, askiiiiii, se une jam me i madh, se ty. E pa macja e shkrete, qe po i jepnin nje te shtyre ne gremine, ne vend qe ta terhiqnin dhe i vuni detyre vetes, te kthej shendet une, se keta me cojne per dhjame qeni.... u be qiqer prape dhe tani ta shohesh , me e re se une, sa nganjehere me duket, se une do iki ne ate bote, para maces😂😂.
He ba ngordhi? pysin si me thene, he bab do porosisim pica sot? 😱😨😂😁. Kur ishim te vegjel ne vertet u shkulnim krahet pilivesave, fluturave, helikoptereve, po te pakten i organizonim varrimin duke qare gjithe kalamajte e lagjes sone dhe na vinin per qokë edhe ata te lagjes tjeter. Keta te mite hic ska film ne bote, qe ti bejne te qaje, jo vetem qe nuk qajne po tallin edhe te ndenjurat me mua: o maaaaaa hajde qaj, se po vdes Mufaza..... ose o maaaaaaa hajde frikesohu se doli shtriga e Borebardhes 😊😞🤔😁😁😁😁😁😁. Ndjeshmeria medemek 70 grade nen xero. 😊😁 Nuk e di se sa vjec fillon e zhvillohet ndjeshmeria, po me sa shof une, as kur te iki ne ate bote nuk do qajne keta te mite.... do vene muziken time te preferuar, keshtu si po perhapet kjo dreq mode sot. Mire muzike do vene, po nuk eshte se do vene muzike klasike, duke ditur qe kalamajte e mi e dine shume mire kë kenge ve mami ne makine dhe e ve gjithe udhetimin me mijera here: vamos alla playa oo ooo oh . Meqe jam nene dhe nuk dua ti shoh femijet e mi te trishtuar, kurre ne jete, e pranoj te iki duke i pare te qeshur zemrat e mia: Vamos alla playa oo ooo oh! 😊😁😁😁😁😂😂😂😎😎😎😎😎😂💆‍♀️💆‍♂️

0 comments: