Sa e veshtire eshte te jesh sot mami i nje adoleshenti?
Shume, me shume se per prinderit tane....
E dini pse them keshtu?
Se nje nate te bukur e pershendeta "naten e mire" djalin dhe ai na tha: Mami, Babi po shkoj te vesh bizhamat dhe te laj dhamet, te puth pak faqen mami? Te puth pak babi? Naten e mire, gjumin e amel!
Dhe mami me babin perqafuar tek divani, gjithe qejf, se do shihnin "Gran Torinon" per here te pare qe nga kthimi prej materniteti ia kthenim gati me lot ne sy, shyqyr qe na u rriten kalamajte, shkojne e flene, pa kerkuar "hajde na lexoni nje tregim dhe perralle per ate te voglen, me ne fund te lire, te lire, te lire... vijne e kapin hormonet naten dhe ne mengjes zgjohet me ze burri, qe kur e degjon mami, fillon ve kujen, ndersa babi ben tifo stadiumi, pooooo bravo mbreti i babit 😉😉😉🤣😂😂😂😂😂. Nje miks lotesh dhe qeshjesh, qe s'merr vesh i pari te dytin, saqe cuni shkrete nuk di A beri mire, qe u rrit apo duhej me ndenj i vogel. Krizat adoleshenciale nuk vijne nga adoleshenca, vijne nga mami 😂😂.
Jam mami i nje adoleshenti dhe nuk jam e nuk kam per te qene kurre gati. ♥️
Shume e veshtire, por me mban gjalle shpresa
e kote, se do ja dal po aq mire, sa mami dhe babi me neve. 😘
Mami ishte me mua, si ata ushtaret me pushke dylbi, qe nuk qellonte me plumba, por me cfare t'i zinte dora. Me shapken njehere ishte fenomen, po me okllaine nuk ia merrte asnje nga komshiet e pallatit 😉😊😂😀😆.
Te gjunte ke berrylat e dores dhe te gjunjte kames, me nje shenjester, qe as Maradona me Pelenë nuk shenonin dot gola, aq mire.😉😊😋
Une jo, s'kam hic shenjester, po edhe po te kisha nuk te lene psikologet me i ra nje here bytheve 😊😉😊 i lendon ne karakter mo....
Karakteri mos t'u lendohet ketyne kalamojve tone, po se t'a kthejne fjalen, pa piken e turpit, kush pyt... ne as fryme nuk merrnim para baballareve, jo me t'i kthenim llafin, kerrciste dacka turinjve dhe nuk prisnim te na thonim 'vrap' ne banjo, e merrnim kthesen vete per ne banjo, kur hynim ne shpi me vonese, nuk hynim fare ne guzhine 😎😎😎😉.
Na dalte per hajer moj gra, po nuk me duket se po qullosim gje me keta femije.
Gjithsesi mos ma vini re, me vjen inat, vetem qe ata tanet i binin shkurt kesaj punes se edukimit, dy dacka dhe edukoheshim, per gjithe muajin, ndersa ne i biem nga Kina, e kemi harxhu deri tani kohen, per te bere nje udhetim te hajrit ne Paris, si cift, duke i mbush mendjen cunit, me te mire, se tatuazhi nuk i shkon, me ngjyren e syve dhe se pantallonat duhet t'i mbulojne breket, se ftohen nga veshkat ose ndryshe nga pumbreket 😉😆😀😆😀😆😁😂😂😂😂😂😂😂 !
0 comments:
Post a Comment