Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers


E kujt prej nesh nuk i ka qelluar, te takoje ne jete, nje nga keto mamate me pordhe, por meqe jam me edukate (por edhe se mami me babin tim kane filluar te lexojne blogun e kush i duron, kur me marrin ne telefon dhe bejne kritizeret 😁😀😁😀) per gati gjithe postimin do i quaj, me dengla.
Cdonjera nga ne kalon nje faze te jetes, kur leshojme nga ato me rigon, por heret a vone na kalon, ndersa ketyre llojeve mamash nuk u kalon, gjithe jeten u rri mbi koke nje re, qe leshon ere dhe qelb dynjane.

Mamane me dengla e njeh menjehere. E fton per nje kafe, gjen nje mije justifikime, ku di une se nga i gjen, kam lene gjellen ne zjarr, kam harruar cezmen hapur, e pijme nje dite tjeter kafen, kur te kem kohe te rri ne park... dhe nderkohe e gjen pas nje gjymes sahati duke pire kafe, me nje tjeter mami me dengla dhe ajo.
Lene fare, do ja kete lene celsat e shpise komshies, qe ja ka mbyllur rubinetin dhe i ka heq gjellen nga zjarri... i ka sherbyer edhe burrit darken, se kafja, qe po pijne, u be pice.
Doni nje shenje tjeter per te njohur keto me dengla?
Nuk tregon kurre problemet shtepiake me femijte saj, si gjithe ne te vdekshmit, qe qe ne takimin e pare na i dine dynjaja edhe sa dhembe kemi ne goje, sa here ben seks me burrin tend ne jave, sa qepje na vuri mamia ne maternitet, sa here na eshte kthyer gjate ose mas shtatzanise hemorroidja..... dhe ajo nderkohe, sa ndahet me ty, e ka gjet nje tjeter nga keto me dengla, per tja cuar thashethemin, "duke kujtu e harru, qe asnjona prej tyne nuk e ka pataten prej florini".

Nga njihet tjeter mama me dengla?
Mjafton te degjosh cfare thote gjate javes dhe cfare ben, kur vjen fundjava. Nga e hena te premte thote se gatuan per cunin vetem bio, pa vaj palme, ne fundjave e ke mas kurrizit, duke mbajt radhen ke dyqani i sufllaqeve. 
Pastaj ka plot te tjera, cuni im fle vete ne krevat, pasi ka puthur mamin dhe babin dhe i ka lene vetem, te shohin rehat Dërti Densing, cuni im nuk fut gishtat ne hunde, do e kete mesuar, nga keta shoket, qe takon ne park, le pastaj kur i pyet ke Facebook, fillojne nga denglat e medhoja jo une nuk e nxjerr jeten time ne pazar, a paske blog per femijet?? S'e kam ditur, po ku e more vesh cfare shkruaj, apo e pe kur ktheve filxhan?? 
Kur i jep dhuraten per ditelindjen e goces, nje bluze me Tijtajtans, te thote do me falesh, por vajza ime nuk sheh televizor... me fal, thashe me vete, po gromesimen e ka mesuar nga ty apo nga babi, pas buke? 
Ah moj tangerllik e dengla qe s'merrni fund, por qe nuk e kuptuat kurre qe keshtu si beni, grisni breket e reja?! 
😀🎭⛈🚰🚼🗣💨

0 comments: