Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Sot do te flasim pak per mamate me nerva.


E di, e di qe do komentoni me vrap, fol per vete, une jam e lumtur 😀.
Ne kete rast ndryshimi i vetem midis teje, qe po me lexon dhe meje eshte se une e them me ze te larte, kurse ti e gelltit pa ze, kete kafshate te hidhur, edhe me nje gote vere nga mbrapa duke lexuar keto rreshta, buzeqesh, mendohesh, per gjithe ulerimat, qe ke leshuar vetem keto dhjete ditet e fundit, me zemren tende te vogel dhe vazhdon te me lexosh, duke e ditur shume mire, se shembujt qe do sjell me poshte nuk ka mama, qe nuk i ka provuar, nejse vazhdojme me tej.
Nderkohe qe Vangoget tuaj te vegjel ju kushtojne vizatime, qe bejne te qajne me lot gezimi gjithe lagjen, kur ja tregoni, keta bebibumet e mi ma kane ngjitur camcakezin te floket dhe jam duke prere cullufet, para pasqyres, me vizore ne dore e duke mallkuar veten, cmu desh qe vura koken poshte ke strofulla, qe kishte ndertuar goca me carcafet e mi te pajes...! 😀 ec e mos u bertit pastaj, ruaj qetesine thone psikologet!  Po ka burre nene te ruaje qetesine me keta femije?! Ka si ska, ja jam une, thua ti, duke ngritur berrylin me goten e veres, para kompjuterit. Ja gezuar lale! Hajt se cudia me e madhe tre dite zgjat. Do kaloje..! 😀

He tani mos me thoni qe jeni te lumtura, kur pas tre muajsh radhazi pa pike gjumi ne sy, ju therrret, per te dhjeten here radhazi, ne mes te nates, kur ti je ne faze REM-i , MAAAAAAAAMIIIIIIIIIIIIIII, nuk ju hipin nje pale nerva, te shendosha, si molla..... 100% bio 😀.
Te vjen me marre jasteke dhe carcafe bashke, te ulesh sediljen e te flesh ne makine, per nja dhjete ore, pa nderprerje....! Jooooo, une sakrifikoj edhe gjumin, se kam problem, mjafton te me rritet djali, pa trauma....ehe ta besoj. 😀 o po ti e paske goten bosh, prit ta mbush cik, ashtu, ja ngrije, gezuar! 😀 Per mamat pa kacabunj! 😂

E meqe jemi te kacabunjte, a nuk behesh me kacabunj kur ti gatuan, ne mes te vapes, per bebibum-in tat gjellen e preferuar dhe ai ti plas sterkitat syve dhe thote dua kosin, me karamele emendemsa, qe mi blen babi mua, se  nuk deshe ti zotrote te mi blije?  Po jo me mam se kosin e kemi per zemren e pasdites dhe ai me sa i ha fyti uleret 'EEEEDUUUUUAUUUUA UUAAAAAA', qe ta degjoje babi, nga dhoma tjeter, qe po punon ne kompjuter dhe nuk po perqendrohet dot dhe ja ku plas sherri per nja dy ore me burrin, nderkohe qe cuni ka pjekur kokoshkat ne mikrovale, ka vjedhur dhe kosin me Emendemsa, nga frigoriferi dhe po shikon nga ne, qe po shahemi e grihemi, se kush e ka fajin, qe po e rrisim me sybet, si mos o Zot kete femije, si me qene ne teater te Operas dhe Baletit? 😀. As aty nuk behesh me nerva?!

Per mos te thene pastaj, kur i ve ne gjume, qe vetem pas 2 oresh kerkimi dhe vendosjeje se me cfare pellushi do fleme sot dhe nja 4 perralla, te lexuara me intonacion aktori, qe ka fituar nja 5 buste Oskari, ti prape je pa kacabunj?
Nese ke arritur deri ketu, te me lexosh, pa thene, ke te drejte moj moter, po une nuk komentoj dot ne Facebook, se me gjen belaja, me lagjen, se jo per gje, po u kam tregu ato vizatimet dreqin.... atehere po te le rehat, te pish ate te shkrete gote vere, qe ta derdhi gjysmen ne tastiere te kompjuterit, po ti nuk i bertet dot, se e para nuk je nene me kacabunj dhe e dyta ta ka lene cik vere, sa per te ngrene turpin me buke, kur gjithe lagjja ve tapa veshesh, kur vjen babi nga puna dhe hap kompjuterin..... duke bertitur, oj nuse pse ngjisin gishtat te butonat e tastieres, cfare keni katranosur......?😁😀😂😁😀

0 comments: