Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers


Po, po te themi te verteten, pa asnje pergjegjesi. Nuk marrin persiper pothuajse asgje, jo se e them une, por Steve Biddulph ne "Te rritesh femije meshkuj" te pakten keshtu thote, keshtu qe nese keni ankesa, mos mu drejtoni mua 😀. 

Sipas tij babat e femijeve tane duhet te bejne te pakten 5 gjera qe te quhen te pergjegjshem. Dhe e them ashtu ne pergjithesi
- Ne pergjithesi per zyren tone? Po ketu pergjegjes jam une.
- Shume mire, kujt i djeg le ta mbaje! 😀

1) Gjeja e pare. Te dashur babusha,filloni shpejt te beni babushin.

Te kujdesesh per femijen tend qe ne diten qe kthehet nga materniteti. Duke u kujdesur te nderrosh ujin e vaskes, panolinin, ta mbash ne krahe, ti marresh ere ke gusha... pra jo vetem duke i kaluar kremin e bycit mamit 😉 ndihmon ne clirimin e hormonit, qe ndihmon babat te kuptojne, se femija tani vjen i pari, nga rendesia.
Kur babai merr pjese te femija, do te mbetet i befasuar dhe i magjepsur fizikisht nga femija, po aq sa mbetet edhe nena, duke bere te mundur qe foshnja "ta thithe babin" dhe te mos e leshoje me, por te filloje ta kuptoje femijen. Pra jo vetem te vije rrotull mamit, i hutuar, kur ajo ti thote me kalo  letrat e lagura, ai ti kaloje biberonin genjeshtar 😀.
Nenat po ashtu si ju nuk kane lindur nena, kane mesuar te behen nena. Edhe ju nuk lindni babusha, mesoheni te beheni babusha.  Gabuat nje here, s'ka gje. Gaboni prape. Do mesoni shume shpejt. 

2) Luajini duart!

Babushin do ta beni sa here qe mundeni dhe e shihni, qe ka nevoje per ndihmen tuaj, jo vetem kur keni kohe te lire.
Babushin nuk e ben vetem, kur eshte bukur.
Mos prisni ta pastroje nje mami, qe mezi mbahet ne kembe nga dhimbjet e lindjes dhe t'ua lere ne dore si kukull, por merrni kilet e kakes dhe hidhini ne kosh, nderroni carcafet, kur vjell bebi..... 
Merruni me edukimin dhe disiplinen e femijeve dhe jo vetem t'i argetoni me lojera.  
Nuk u vihet asnjehere dore, sidomos cunave. Mesojne nga sjellja juaj, shohin si jeni ju. 
Mbajeni gjithnje parasysh. 
Kur ju pyesin, se cfare vendimi duhet te marrin, si te veprojne, mos u largoni nga vendimarrja, he se mami i di me mire, keto pune, shko pyet mamin. Vendosni ne moment cfare eshte me e mira, per t'u bere. 
Tani te rrime shtrember e te flasim drejt mami gjithmone e di cfare eshte me e mira, por mos u habisni, ka lexuar shume, lexoni edhe ju ose te pakten, kur jeni vetem flisni gjithmone me mamin, perballuni, diskutoni....😀 ,vetem mos u zini 😉. 

3) Babusha leshojeni veten!

Perqafojini, puthini, mos kini frike nga prekja me ta, gudulisini, luftoni me jasteke, shpupurisini floket....
Thojuni femijeve qe jane te zgjuar, te degjueshem, te mbare, qe jeni krenare per ta....
Perkedhelini femijet, sepse nuk i tekanosnji, por i beni te ndihen me te sigurte ne vete dhe te dashuria juaj, per te. 

4) Mos e vrisni shume mendjen! 

Shijojini femijet, sa jane te vegjel! Vitet nuk ecin, fluturojne. 
Rrini, duke bere gjera, qe ju pelqejne edhe juve, jo se jeni te detyruar nga mami 😀. 
Gjeni dicka, qe ju pelqen te dyve. Dicka te vogel cdo jave, jo njeqind gjera cdo dite. 
Lozni me top.  
Xhiro ne mal. 
Blini nje bluze bashke. 
Shkoni ne kinema.  
Shkoni per peshk.  
Vrap nga liqeni.... gjera keshtu 😀. 

5) Babusha, gjeni kohe, S'keni, gjejeni ku te doni, s'na duhet gje neve! 😀

Autori shkruan “ Nese punoni 
55 o 60 ore ne jave, duke perfshire edhe zhvendosjet nga nje qytet né tjetrin, nuk jeni prere per te bere babin..... 
Tani babusha ky zoteria keshtu thote, duhet te ktheheni ne shpi, te beni babushin, te luani, me femijet, t'i edukoni, t'i doni dhe tua tregoni, qe i doni, t'i perkedhelni... gjera keshtu më 😀. 
Kaq kisha! 
Tani e kane radhen babushat te vendosin! 😀
Faleminderit per durimin e leximit! 

0 comments: