Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Përshëndetje Bebe&vogelushe!
Jam babi i një vajze 14 ditëshe, e lindur para kohe. E kemi akoma në inkubatriçe, në një spital të Tiranës.

Ne vetë banojmë pak më në Veri të Shqipërisë.
Me shëndetin është shume mire tani, por jam shume i shqetesuar, kur te dalë nga spitali.
Nuk marrim vesh asgjë, nga këto pune, as une, as gruaja ime Elona, por përgjegjësia bie mbi mua, sepse do t'i jap makinës, duhen vazhduar kura, t'a mbaj akoma këtu, apo t'a çoj te nisem, çfarë ambjenti t'i krijoj ne makine, çfarë kushtesh, bej mirë t'a nis, kur ajo është shume e dobet.... dhe mjeket ketu nuk eshte se po na ndihmojne shume ne kete pikë.
E di qe jemi thjesht prindër dhe jo doktorë, por do Zoti ka ndonje mjek pediater në faqe, qe mund te na ndihmoje me ndonje keshille.
Ju faleminderit nese na ndihmoni!

1 comments:

Bebevogelushe said...

I nderuar baba i faqes sonë! Së pari Faleminderit që na keni shkruar!
Së dyti urimet tona më të përzemërta për foshnjën tuaj!
Së treti kërkuam në internet çfarë këshillojnë pediatrët në raste të ngjashëm me tuajin.
Gjëja e parë, që duhet të bëni, është të kërkoni një mjek pediatër të zotë, afër zonës ku banoni.
Mos ngurroni të pyesni edhe mjekët pediatër, të spitalit, ku lindi vajza juaj, për temperaturën e ambjentit në makinë, cila është "gjendja" e foshnjës, me mënyrën si merr frymë, si të poziciononi ashtu si duhet poltronën e makinës, etj.
Udhëtoni në orët më të ngrohta të ditës, ku dielli është më i fortë, klimatizatorin e makinës, ose kondicionerin... etj.
Mos harroni të gjeni më parë një pediatër, jo më shumë për këshilla, sesa për kontrolle mjekësore.
Jetë të gjatë vogëlushes!