Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Te dashura nena te faqes Bebe&Vogëlushë!
Faleminderit qe keni qenë dhe jeni, ne cdo hall që kam pasur.
Kesaj radhe e kam pak keq punen.
Ja problemi, qe kam:

Edhe pse i jap fluorin vajzës, i mbaj një higjenë korrekte të gojës, asaj i vjen goja shumë erë e keqe.
Aq keq sa po më çmendin njerëzit, laja me gru, qysh e lë kështu.
Unë ja laj pas cdo ngrënie, e torturova vajzen edhe me ate dreq fill dhembesh, por prape nuk po shpetoj as nga era e fortë e gojes, as nga llafet..!
Theksoj se eshte 4vjeç dhe i ka dhembet shumë te bardhe dhe të paprishur. Do ju isha teper mirënjohëse, nese me ndihmoni me ndonje keshille.
Faleminderit nena!

1 comments:

Bebevogelushe said...

E dashur nënë e faqes sonë, përveç tapave në vesh mund t'ju themi se vajza juaj mund të ketë dhe atë që quhet Aceton.
Nëse është erë e ngjashme me atë të frutave të tharta dhe të prishura, atëherë ka shumë mundësi të bëhet fjalë pikërisht për këtë.
Mos vajza ka kaluar kohët e fundit virus ose temperaturë?
Zakonisht pas tyre fëmijët kanë rënie të ndjeshme sheqernash.
Mundohuni t'i merrni integratorë të posaçëm te pediatri dhe mbajeni në vëzhgim.
Nëse nuk përmirësohet flisni sërish me pediatrin, pa humbur kohë!
Përshëndetje të përzemërta!