Të dashura nëna!
Kam një problem shumë të madh.
Jam në javen e 27-të shtatzanisë.
Problemi, që unë kam, është se si do të veprojë vjehrra ime, kur të lindë bebi?
E kuptoj shume mire qe eshte e lumtur qe po i vjen nipi, por po merr te drejten t'i bleje rroba, pa na pyetur fare. Do te deshiroja t'i blija vete, por ajo gjithmone del para meje. Kam frike, se kur te vije bebi ajo nuk do te dije te ruaje masën dhe do me heqe menjane.
Nuk mund t'i them asgje, sepse i mbetet shume hatri, por keshtu si po vepron, me duket sikur po e sheh si djalin e vet dhe jo si nip.
Im shoq nuk i thote asgje dhe me hidhet mua, duke me thene, se une nuk arrij t'a kuptoj...
Nese nuk arrij t'a sqaroj kete gjendje sot, pas lindjes nuk do te mundem dot.
Ju lutem mund te me ndihmoni me ndonje keshille?
Faleminderit per pergjigjet!

1 comments:
Përshëndetje dhe faleminderit, që na keni shkruar.
Është shumë e vështirë, për gjyshërit, të ndajnë me kufinj dashurinë, që ndjejnë për nipërit.
Nuk është e çuditshme, që të ndiejnë në ato çaste, atë çfarë kanë kaluar me fëmijët e tyre.
Nëse e shihni se po e kalon masën, ashtu si shpreheni ju, thuajini, që të vijë, tju shoqërojë juve, kur blini gjërat e nevojshme, për bebin dhe t'ju vërë përpara të gjitha gjërat, që i pëlqejnë dhe pastaj i thoni, që ju do të zgjidhni ato më të bukurat.
Pra lërini në dorë propozimet, por zgjedhjen bëjeni ju.
Secili duhet t'a ketë të qartë rolin e vet dhe deri ku i takon të ndërhyjë.
Dhe këtu është e kotë, që ziheni apo grindeni me bashkëshortin tuaj dhe prishni harmoninë familjare dhe ndizni konflikt.
Në përgjithësi është detyrë e burrit të familjes të "vizatojë" kufinjtë dhe të sigurojë, të përmbajë gruan kundrejt afërsisë së mamasë së tij me bebin, kur sheh, se me të vërtetë po zmadhohet problemi.
Por të ruhen nga "ndërhyrjet" e jashtme është detyrë e të dy prindërve.
Sa më i lidhur çifti, aq më pak ndërhyrje do të pësojnë.
Mos harroni gjithashtu të përfshini në shtatzaninë tuaj, duke e bërë më të pranishëm babain e fëmijës, më aktiv, tju rrijë më afër......
Flisni me qetësi, për të gjithë frikërat tuaja. Le t'i dijë, t'i kuptojë.....
Vetëm kështu mund të marrë pjesë në pritjen e bebit dhe vendimet apo zgjedhjet, që do të bëni.
Përshëndetje të përzemërta!
Post a Comment