Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Mirëmbrëma B&V!
Jam mamaja e një vajze 4vjeç.
Pasi i thashë, se jam shtatzënë, babai i saj nuk është bërë kurrë më i gjallë.
Vajza ime nuk e ka njohur kurre babin, nuk ka qene kurre prane saj.

Ndihem shume keq per te, sidomos psh gjate festes se baballarëve.
Në kopsht kete vit i pergatiti dhuraten per babin, gjyshit.
E di si babin e vet.... por kohet e fundit ndihet shume e turbulluar dhe e pasigurtë.
Vuan dhe ndonjeherë qan.
Kur e shoh keshtu, përpiqem t'a qetësoj, duke i thënë, ç'ke ti zemër, kemi gjyshin... por tani po e kuptoj, qe nuk kam bere mire.... :(
Po heren tjeter dhe ne vazhdim, çfarë mund t'i them vajzes?
Ju falenderoj nga zemra!

1 comments:

Bebevogelushe said...

Shumë e dashur nënë e faqes sonë!
Mendoj se vajzës suaj duhet t'i thoni të vërtetën dhe të jeni sa më e qartë, të jetë e mundur.
Vajza ka të drejtën, të njohë babin e vet "të vërtetë" dhe kjo mund të arrihet nëpërmjet asaj çfarë mund t'i tregoni ju, për të atin,kujtimet që ju mbanit në zemër, për të, kur ishit të dashuruar.
Duke nisur që sot e këtej, nuk ka asgjë të keqe t'i dhuroni dhurata gjyshit, por jo se në vend të babit, ka gjyshin, por sepse edhe gjyshi është një baba.
Shpresoj tju kem ndihmuar qoftë edhe sadopak!
Faleminderit që na keni shkruar!