Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Përshëndetje nëna!
Jam ne moshe shume te madhe 43vjec dhe nuk kam akoma femije.
Prej shume è shume vjetesh provoj te kem femije me fekondim, por kam qene e pafat...! :(
Mjeket shohin si mundesi te fundit ovulodonazione.
Burri me thote t'a provojme pa humbur kohe, por unë kam frikë, se në një të ardhme do më thotë, hë me, se nuk është fëmija yt.
Duke më parë kështu ai një dite me tha, e mire se e bej nje femije me grua tjeter!!! :(
E di, që nuk flet me ligesi, por ka hall te me detyroje te vendos.
Me duket se do vetem te me perdore, per te bere femije dhe asgje tjeter.
Ah harrova tju them, burrin nuk e kam shqiptar.
Si mendoni nëna, më do vetem per kete qellim?
Ju faleminderit nese me jepni këshilla, sepse kur flas me ata te shpisë time, me thone vetë e deshe, vete e more... Nuk më kuptojne fare..,
Faleminderit!
Pres me padurim përgjigje nga ju!
Anonim ju lutem!

1 comments:

Bebevogelushe said...

E dashur mike e faqes sonë!
Sigurisht, që gjendja në të cilën ndodheni nuk është e lehtë, zgjedhja që duhet të bëni, për secilën nga ne, do të ishte tejet e vështirë.
Jemi qënie njerëzore dhe një qënie njerëzore është e mbushur me pasiguri, dyshime, ngurrime, frikëra, emocione, ëndrra, plane, dështime, arritje...!
Të gjitha këto përbëjnë jetën, ekzistencën tonë.
Kjo mund jetë mundësia e fundit, për ju për të realizuar ëndrrën më të madhe, për çdo femër, të arrijë të bëhet nënë.
Mos harroni sa shumë jeni munduar!
Bëjeni pjesëmarrës burrin tuaj, sa më shumë, flisni me të.
Flisni me zemër në duar, pa mashtrime, pa fshehtësira....
Nuk besoj të thotë gjë, sepse po e kërkon ai i pari, me shumë ngulm, por edhe po edhe sikur në një të ardhme, të ketë pafytyrësinë t'a thojë, ju do të hidhni sytë nga fëmija juaj dhe fjalë të tilla, as nuk do t'ju hyjnë fare në vesh, por nga njëri do të hyjnë dhe tjetri do dalin.
Përshëndetje të përzemërta dhe ju urojmë sa më shpejt një bebe tju lumturojë!