Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Miredita nena!
Une jam edukatore, por ju shkruaj me kerkesen e nenes se nje fëmije, qe eshte shume ne merak, per djalin.
Ajo me pyeti dhe meqë faqja juaj është e sigurtë, që jep përgjigje, vendosa t'a diskutoj me ju njehere, para se ti jap ndonje ndihme nenes.

Djali i saj është 5 vjeç dhe fërkon pjesën intime, duket si i rritur.
Ne fakt kur pyeti djalin i tha se e ka mesuar nga nje shok i kopshtit, por me thene te verteten, une nuk kam pare asnje shenje te femijeve nga kjo gje.
Gjithsesi nuk me shqeteson kjo, sepse e di, qe ne nje fare moshe tek femijet eshte normale te ndodhe.
Kjo gje ka filluar, thote nena e tij, dy muaj para se te mbyllej kopshti.
Nëna eshte ne merak dhe ka frike, se nuk eshte normale dhe çfarë duhet te beje?
Faleminderit nëna, për çdo ndihme!

1 comments:

Bebevogelushe said...

E dashur mike e faqes sonë!
Fërkimi te fëmijët e vegjël është diçka, që ndodh më shpesh se mendohet, duke shkaktuar te prindërit shumë ndjerje ngushtë. Në këtë moshë fëmijët eksplorojnë trupin e tyre dhe ndjejnë se ledhatime të veçanta mund të japin rehati apo kënaqësi "më shumë" se të tjerat.
Por meqënëse janë të vegjël i dinë të gjitha pjesët e trupit njësoj në rëndësi arrin t'a bëjnë këtë, theksojmë tërësisht pa ndjenjën e turpit, dhe në publik.
Mund të fillojë edhe gjatë vitit të parë të jetës.
Shpesh fëmijët reagojnë kështu, për t'u ngushëlluar gjatë çasteve të lodhjes, mërzisë, trishtimit, kur i bërtasin prindërit për ndonjë gabim, vetmisë etjsë madhe.
Ndjenja e turpit fillon të formohet rreth moshës 4 vjeç.
Ndodh si te fëmijët djem ashtu edhe te vajzat.
Nëse prindërit reagojnë ashpër te fëmija mund të zhvillohen sjellje negative në drejtim të seksualitetit.
Mundohuni të flisni me familjarët, që të mos i vënë AAasnjë faj fëmijës.
Kur shihni se ndodh duhet të tërhiqni vëmendjen e fëmijës me lexime librash, lojra etj.
Dhe sidomos mos harroni t'i drejtoheni pediatrit të fëmijës, para se kjo gjë të kthehet në ankth, për të gjithë, sidomos për fëmijën.
Përshëndetje të përzemërta!