Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Mirëmëngjesi nëna të dashura!
Kam nje hall te madh.
Ne Shtator cuni me ben 5vjec dhe jam duke pritur nje femije tjeter.

Çuni edhe pse kaq i madh, përdor akoma panolinin. Le njerëzit e shtëpisë, që nuk kanë punë tjetër, veç të ofendojnë, po cuni më vdiq duke bërë kakën në panolin, nuk do t'a beje ne banje.
Deri tani nuk i kam bertitur, por nuk di a bej mire kështu, më duket sikur po e shkaterroj cunin.
Kam provuar të mos ja ve dhe e ka mbajtur per 5 ditë me radhë!
E stimulonte, shtrengohej, qante, por nuk e bënte.
U dorëzova dhe ja vura prapë.
Si te veproj o nena, se ne Nentor lind bebin e dyte dhe do e kem shume te veshtirë.
Faleminderit per pergjigjet!

2 comments:

Bebevogelushe said...

E dashur nënë e faqes sonë!
Duhet të ngulni këmbë, sidomos kur shkon të bëjë çiçin në banjë, jepini lodrën e tij të preferuar ose jepini të shfletojë ndonjë revistë apo gazetë, qëndrojini afër dhe vazhdoni të këmbëngulni, mos i bërtisni apo t'a tallni dhe mos i thoni, që jeni e dëshpëruar, se fëmija i pëlqen kjo gjendje dhe mendon, se ju ka në dorë.
Nëse vazhdon po njësoj, i thoni të rrijë edhe pak mbi water banjë me pelenën vënë, që ju do t'ja vini, sa më butë të mundeni, në mënyrë që kaka të bjerë bashkë me pelenën.
Mos u shqetësoni, gjithçkaje i gjendet ilaçi.
Si gjithmonë tapa veshëve çfarë thonë të tjerët.
Pa merak sepse gjithçka do zgjidhet për mirë!

Unknown said...

Qyqa 5 vjec e me panolin mos leni nam aman . Nrysh esht per disa femi qe nuk e nin naten urinen po 24 ore me panolin. Kan te drejt te shtepis.futi nje shpulle te mire bythve sa her qe e ben.do shikosh ndryshimin. Turp per ty e femin.