Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Mirembrema nena!
Kam pesë muaj që kam lindur nje vajze.
Tani marrëdhënia me tim shoq është bërë shumë e ftohtë.
Dashuria per te mbetet gjithmonë e madhe, por deshira për marrëdhënie është pakësuar.
Si eshte e mundur?

Edhe ai tani po e merr vesh dhe une nuk dua qe te mendoje, se nuk e dua me.
Ju lutem me thoni, eshte normale dhe si mund t'i shpjegoj, pa e ofenduar, se vazhdoj ta dua si më parë, por nuk kam pothuajse fare deshire per marredhenie...?

1 comments:

Bebevogelushe said...

E dashur nënë e faqes sonë!
Me sa kam dijeni mund të jetë mëse normale ajo që ndjeni,pas shtatzanisë.
Thënë këtë duhet patjetër, që të rimerrni ritmin normal të jetës suaj intime. Ti jepni vetes kohën e nevojshme, për të përpunuar të gjitha ato, që kanë ndodhur.
Ishit dhe jeni grua dhe tani u bëtë edhe nënë.
Duhet të flisni me bashkëshortin tuaj, për ato, që po përjetoni.
Kjo do t'ju ndihmojë shumë në përballjen me gjendjen në të cilën ndodheni.
Përshëndetje të përzemërta!