Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Miredita mama!
Jam 35 vjec.. Kam një fëmijë tepër te shkathet dy vjec e gjysmë.
Jam ne muajin e 9-të te shtatzanise.
Kam shumë nevoje per keshillat tuaja.

Djali hidhet pertoke duke uleritur, kur nuk i plotesohen tekat.
Une mezi e mbaj veten, që mos ta rrah, por shpesh gjendem duke i uleritur dhe shkundur.
Me vjen shume zor nga vetja. Si tja bej te mos derdh tek femija im stresin, qe kam?
Kur e shoh duke qare, marr shume frike dhe me duket vetja nëna më e keqe, në botë!
Ju faleminderit paraprakisht!

1 comments:

Bebevogelushe said...

E dashur nënë e faqes sonë!
Janë pjesë e njeriut edhe çastet e tensionuar, pra është e natyrshme t'i gjejmë ato edhe tek marrëdhëniet prind-fëmijë. Pse duhet t'i bërtasësh dhe t'a shkundësh?
Mund të prisni, që më në fund të kalojë ky çast i vështirë...
Ndoshta duke parë se juve nuk reagoni, kur fëmija ulëret, ndërron taktikë dhe kërkon mënyrë tjetër, për të tërhequr vëmendjen tuaj.
Shpresoj tju kemi ardhur në ndihmë sadopak!