Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Miredita Bebe&Vogëlushë!
Kam një djalë gati gjashtë muajsh dhe punoj ne nje aktivitet timin.
Kam mundesi t'a coj dhe djalin dhe babysitterin me vete ne pune.
Nuk e kam lene ne duart e te tjereve, qe nga lindja.
Kam shume besim tek babysitteri, se ajo eshte edhe vete nene, por nuk dua të ndahem nga djali.
Dua t'i marr me vete në punë, keshtu jam e sigurte, qe do kete kujdesin e duhur edhe per faktin se ajo tani fillon të levize kudo!
Kisha nevoje te merrja disa mendime nga nenat, t'a le ne shtepi apo t'a marr me vete ne pune.
Ne pune i kam te gjitha mundësitë, parkun afer, dhome te rrethuar, për te mos dale, lojra...!
Faleminderit të gjithëve!

1 comments:

Bebevogelushe said...

E dashur nënë e faqes sonë!
Fëmijët kanë nevojë të rriten në një mjedis, që e njohin dhe të familjarizuar, të jenë të sigurtë dhe të mos stresohen nga shpërnguljet e panevojshme.
Është më mirë të kenë vetëm një vend të tillë.
Nëse vendi juaj i punës i siguron djalit tuaj shoqërimin me fëmijët e tjerë dhe t'a ndjejë të vetin, atëherë mendoj se nuk asgjë të keqe t'a merrni me vete në punë.
Mendoj se në fund ju e dini më mirë se për çfarë ka nevojë fëmija juaj!
Përshëndetje të përzemërta dhe faleminderit, që na keni shkruar!