Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers



Jam në javën e 18-te te shtatzanise.

Nuk ndjej asnje gje per kete femije.
Theksoj se e kam kërkuar vete.
Ne fillim mendova hë se do kaloje, do dëgjoj rrahjet e zemres dhe do gezoj sic ben burri im, familjaret e tij, familjarët e mi, shoqet shokët. Te gjithe si te dehur nga gezimi, une nxij nga mengjesi ne darke.



Eshte vone per t’u kthyer mbrapsht, e di por nuk arrij pse me eshte bere kaq bezdi fakti qe te tjeret gezojne dhe une qe e mbaj ne bark jo.

Nuk e kam ditur kurre ne jete cfare eshte depresioni, ndersa tani po ndjej se nuk jam mire.

Kam frike se nuk do arrij t’a dua kurre kete femije!

Ju lutem, si mendoni cfare po me ndodh?

Faleminderit nese me ndihmoni!


1 comments:

Bebevogelushe said...

Gjithçka qe po ju ndodh është mëse normale!
Po përballoni për herë të parë në jetë diçka të panjohur dhe të re, të paprovuar më parë.
Kush nuk do të ishte ndjerë plot ankthe dhe frikë?
Ndiqni kurse para lindjes
Përpiquni të mos përfshini shumë njerëz gjatë muajve të shtatzanisë.
Forconi lidhjen dhe parapërgatitjet për të mirëpritur foshnjën sidomos duke mos lënë jashtë loje partnerin tuaj.
Të jesh shtatzënë nuk është të ktheheni në murgeshë, përkundrazi….
Urime dhe forca përpara!