Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Të dashura nëna!
Kam tre fëmije te levizshem dhe te zhurmshem shume afer me moshe. Me japin shume kenaqesi, por nje lodhje te paimagjinueshme. Vajza me e vogel e imja eshte 6muajsh.
Para dy ditesh, po e perkundja t'a vija ne gjume ne krahët e mi dhe koken mbështetur ne gjoksin tim. E humba durimin kur dy te medhenjte po beheshin shume te prape dhe e shkunda te voglen me shume force, qe t'a pushoja.
Vetem kur e zuri gjumi dhe u qetesova pak më hyri frika, se mos duke e shkundur i dëmtova qafen ose trupin e saj te brishte.
Theksoj se vajza buzëqeshte ne gjume dhe nuk pati shqetesime, por une jam e tmerruar.
Per tú qetesuar sadopak fillova te lexoj ne internet per sindromen e shkundjes se foshnjave!
Po çmendem kur mendoj se do i kem bërë keq vajzës, pa dashje....
Ndihem në faj...
Ju lutem me ktheni përgjigje sa me shpejt!
Po vdes nga ankthi!
Faleminderit!

7 comments:

Bebevogelushe said...

E dashur mami e faqes sonë!
Për sindromën nga shkundja (sindroma e fëmijës së shkundur apo “shacken baby syndrome") pediatrët shpjegojnë se shkaktohet nga shkundje të dhunshme të kokës dhe qafës të nënshtruar nga lëvizje, të vrazhda, të befta dhe të dhunshme, që mund të sjellin dëme në tru.
Ju nuk e keni shkundur me dhunë, por përkundur me forcë dhe kokën mbështur në gjoksin tuaj, ndaj veprimi juaj nuk mund të ketë shkaktuar dëme karakteristike të kësaj sindrome, rrini e qetë.
Ju përshëndesim përzemërsisht!

Kamela said...

Je ne rregull ti moj, shko shpejt te Doktori se eshte me shume rrezik...e shkreta foshnje

Diljana said...

Asigja si ke ber,pa merak😊rendesi ka mos e godit ne kok se esht akoma e vogel ☺prit te rritet dhe ateher shkundja pluhurat mir 😂😂siq bej un me gocen time qe sme le kurr rehat dhe me ngacmon djalin 😊mos ta ndjej nqs te bejn moral ketu se askush sta do gocen sa e do ti ☺

Shpresa said...

Ketu behmi te tera moraliste,sikure Mosè te na kete ndodhure te na hipin nervate,kure sdegjojne.

Diljana said...

Sidomos kur ke dy femij te vegjel qe zdi me si te sillesh me to 😣un e pranoj qe stresohem shum me vajzen dhe i qelloj 😩kushedi qa ju bejn ato qe se pranojn dhe bejn gjoja jemi mama perfekte 😉😉

Roan said...

Jo moj se nuk ka asgje vetem stomakun ja ke tundur ,mundou te jesh e qet her tjeter se te gjitha nenat gabojm po me mir kap thyj ndonje pjat e nxir inatin

Icey said...

Diljana Kroni Tafili Po nuk eshte puna si mama te mira apo te 'kqija', por duhet te kuptojme kaq : Femijet nuk eshte mire t'i godasesh !!!!! Pse ata na e kane fajin se i bejme femijet 1 here ne 6 muaj 😉 normale qe stres dhe merzi ka gjithsecili jeta nuk eshte gjithmone fushe me lule, por duhet te mendohemi mir perpara se te ngrejme ate 'doren' mbi ta 😞. E dini ju si thone terapistet ktej ku jetoj un , je e acaruar apo te eshte sosur durimi ? fillo te numerosh deri ne 10 e nese nuk ben pune vazhdo akoma 😊 Nuk ka gje me te mire se t'i komunikosh femijes gjithcka permes bashkebisedimit ose shembullit te mire, me besoni se e kam provuar vete ne te dyja rastet 🙂 dmth po deshe rezultate te mira dhe te shendosha ashtu duhet te veprojme edhe ne si prind ❤️ Durim ? shkaterrim nervash ? Uffff sa te duash por kur merr rezultate te mira mbushesh me pozitivitet ☺️ ( kerkoj ndjese se u zgjata)