Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Mirëmbrëma nena dhe të jave te mbare!
Me thënë te drejtën pardje isha te pediatri, i cili me vuri ne merak moj nena!
Më tha se vajza ime 1vit i ka akoma këmbët shumë të përkthyera, të harkuara, por më këshilloi të prisja, ndërkohë që duhet t'a nxjerr shumë në diell.
Ajo që 11 muajsh ka filluar te ece.
Pyes veten po sa duhet pritur, deri kur, pa marrë asnjë lloj mase?
A duhet t'a coj diku tjetër per kontroll! Ndonjera qe ka pasur te njejtin problem si une, ka pritur apo ka filluar te bëjë kontrolle, per t'a sheruar?
Ju lutem ndihme!
Shpresoj shumë, qe ne faqe te kete edhe ndonje pediater, te me qetesoje disi....!
Faleminderit pa fund për ndihmen, nese do ma jepni!
Pershendetje!

3 comments:

Bebevogelushe said...

E dashur nënë e faqes sonë!
Siç e dini edhe vetë shumë mirë, administratorët e Bebe&Vogëlushë nuk janë specialistë, por gjeta një rast të ngjashëm me tuajin dhe këshillën e një mjeku pediatër online.
Shpresoj tju vijë në ndihmë!
Këmbët e përkulura, të harkuara janë një refert fiziologjik brenda kufirit të një moshe të caktuar te fëmijët.
Kur fëmija ngrihet në këmbë shfaqet dukuria e kundërt, e ashtuquajtur këmbë në formë X (valgizmi te gjunjët), që është i pranishëm pothuajse tek fëmijët brenda vitit të parë të jetës.
Nëse vajza juaj shfaq këtë dukuri duhet patjetër të flisni me pediatrin e fëmijës, ndoshta mund të jetë diçka e trashëguar, konstrukt i vetë trupit apo diçka tjetër, psh ndonjë formë rakitizmi.... (që në versionin më të zakonshëm varet nga mungesa e vitaminës D) dhe këtë mund t'a përcaktojë vetëm pediatri ortoped i fëmijës.
Flisni me pediatrin, sepse vetëm ai mund tju qetësojë, që është një variant mëse normal.
Një përshëndetje vërtet të sinqertë nga Bebe&Vogëlushë!

Vaide said...

Sepse keshtu jan shumica e bebave ..prit dhe nxirre sa me shume ne diell ..

Sara said...

keshillat e mjekut ndiq ,nxirre ne diell jepi vitamine d, meqe ecen lere te hipi e zbrese shkallet dhe serisht kur te mbushe 2vjece pediatri do i beje serisht vizite per te pare situaten,une ndodhem pak a shume ne te njejtin problem si ju dhe kam bere keto veprime me keshille te mjekut specialist ,femija im e kishte te trasheguar nga babai ,por ti ndiq keshillat e mjekut tend