Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Të dashura mama te palodhura!
Jam shumë e shqetesuar dhe askush nuk me ka ndihmuar me nje pergjigje te kenaqshme, madje dhe pediatri me thote mos bej asgje, rregullohet vete.
Kam nje vajze 3 muajsh dhe në anën e djathtë e ka kokën shumë të shtypur.
Fle gjithnje nga ana e shtypur.
Mundohem t'a kthej në gjumë nga ana tjetër, por ajo gjen rehat ashtu dhe kthehet prape.
A ka rrezik per koken?
Ju lutem me jepni nje keshille sado te vogel, se po cmendem!
Kam nje frike te madhe se mos i mbetet ashtu koka dhe sidomos se nuk i zhvillohet.
Ju faleminderit nese me shkruani, ju lutem, ju lutem...!

2 comments:

Bebevogelushe said...

E dashur nënë e re e faqes sonë!
Sigurisht, qe nëse pediatri i foshnjës suaj i ka harxhuar këshillat e tij, bëni mirë t'i drejtoheni një pediatri tjetër, sepse duhet patjetër të jetë për çdo rast, nën këshillat e mjekut pediatër.
Është e vërtetë, që zakonisht për fëmijë kaq të vegjël shtypja e kokës, për shkak të pozicionit, rregullohet vetiu dhe nuk sjell asnjë rrezik në zhvillimin e kokës së bebit, në shumicën e rasteve.
Vizita e pediatrit në këtë rast duhet bërë patjetër.
Nëse edhe pas vizitës së pediatrit problemi i shtypjes së kokës vazhdon duhet të drejtoheni te një fiziatër.
Gjithë të mirat nga Bebe&Vogëlushë!

Burbuqe said...

Djali im flinte nga ana e majt edhe e kishte koken e shtypur ay gjithmon flinte i kethyer nga mua e qova te mjeku pediater nderroja anen e kokes kethee djathtas e provuem nuk kishte permisim perseri shkova te mjeku ateresh tha kethe komplet ne krevet verja koken nga ana e kembeve ay ashtu te kerkoj eren e nenes. Ateresh po mos ket permirsim do te bejm terapi. Mirpo shyqyr zotit 3 dit w ketheva nga ana e kundert koken nga kembet u mesua djali ju godit edhe koka nuk kishte me nevoj per terapi sot esht 6 muaj rrotullohet vet nga te doj 😊 inshallah behet mir bebja juaj beje prov 1 her kshtu inshallah ka efekt 😊