Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Pershendetje!
Kam nje shqetesim per vajzen qe po me gërryen cdo dite!
Vajza ime keto dite bene 3 muajsh.
Ndjekjen dhe lindjen e bera tek Hyge... kur te bente vajza 8-javeshe kisha te perfshire ne pakete ekon koksofemorale (eko e legenit te bebit), mjekja e asaj klinike me tha qe legenin e ka mire, por palat e njeres kofshë nuk jane simetrike me palat e kofshes tjetër.
Ju lutem moj nena!
A mundeni te me thoni, si i kane palat e kofshes bebat tuaj?
A ka ndonje domethënie kjo qe me tha doktoresha, apo e beri per lek, qe te shkoj serisht per visitë atje.
Ju lutem me tregoni sinqerisht cfare te bej se po me shtrydhet zemra cdo dite per vajzen, sa here e nderroj, aq here ja bashkoj kembet qe ja shof palat qe nuk i ka simetrike!

1 comments:

Bebevogelushe said...

Faleminderit që na keni shkruar!
Ekoja koksofemorale, sidomos te foshnjat femra duhet bërë patjetër, para mbushjes së muajit të 3-të të jetës. Nga letra juaj kuptoj se ju ia keni bërë këtë eko foshnjës suaj dhe ka dalë se është mirë. Pra foshnja juaj rezulton e shëndetshme. Me sa kam vënë re unë te vajza ime, ekoja rezulton në rregull dhe palat e kofshëve të saj janë asimetrike! Nuk di të them kush është qëllimi i doltoreshës së foshnjës suaj me siguri të plotë, por solla këtu vetëm përvojën time mëmësore. E paçi me jetë!