Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Mirëdita të dashura nëna!
Jam e gezuar, qe ekziston kjo faqe, sepse mund të flasim lirisht.
Jam pesë e gjysmë muajshe shtatzëne, por edhe pse analizat me dalin mire, martesa ime nuk vete fare mirë.
Ndihem shume keq, sepse nuk jemi me te dy si me pare.
Unë punoj shume, ndersa im shoq do qe ti kushtohem me shpesh marredhenieve tona seksuale. Une shqetesohem sidomos per bebin te barku.
Si mendoni nena do të kaloje shpejt?
Eshte thjesht faze apo zgjat?
Ndonjehere me duket se kur te linde femija, babi do t'a kete lene mamin, me duket sikur do te me ndaje dhe biri im do te linde pa babin pranë?
Ju lutem komentoni, sepse kjo gjë po me shkakton nje ankth te papare!
Faleminderit!

1 comments:

Bebevogelushe said...

E dashur nënë e faqes sonë!
Mendoj se do të bënit shumë mirë të regjistroheni në ndonjë grup, me gra, që presin të bëhen nëna.
Do t'ju bëjë mirë të hapeni me dikë.
Ndonjëherë mjafton të flisni me njerëz, që po kalojnë të njëjtën gjë, si ju, ju ndihmon ndoshta të ndiheni më mirë.
Mungesa e dëshirës për marrëdhënie intime gjatë shtatzanisë është diçka mëse biologjike. Megjithatë jepini vetes forcën për të folur edhe me bashkëshortin tuaj, jam e sigurtë se të folurit me të do t'ju ndihmonte akoma më shumë!
Faleminderit që na keni shkruar dhe ju urojmë lumturi!
Kurajo dhe mos mendoni ndarjen, për gjëra jo të rënda dhe sidomos në periudhën më të lumtur të jetës suaj! Do të bëheni nënë....! :)