Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Pershendetje nena!
Doja te thoja nje merzitje qe ndiej ne shpirt!
Nuk kam çfarë bej po nga inati vjehrres e vjehrrit do punoj dhe per vete s'dua të rri shemtore vjehrrës.
Jam merzitur me burrin, jo se nuk shkoj, duhemi shumë, nuk zihemi, po ndihem e përulur e zhgënjyer për dicka.
Nuk shkoj me vjehrrën, vjehrrin, me nderhynin shumë.
Arritem e ofenduam njeri tjetrin, po kam falur shummë gjëra!
Do thoni ju ti s'ke gabime .
Jam e prekur e ofenduar me shumë se vjehrri me qëlloi e përshtyu, pse qëllova djalin.
Para nje viti vjehrra bente sherr,  jo kështu, jo ashtu per punët e shtëpisë.
Cdo femer di per pasterti Po i dukej vetja sikur vetem ajo di.
Nejse kemi 7 muaj nuk bejmë llafe.
Kur u zumë u thashë dua shtëpi mënjanë, benë sherr e ranë dakort, se kemi blerë shtëpi I thashë merrini ju shpinë, unë te rri me qera!
Me shpirt nuk dua pasuri jam e lodhur nga jeta, dua qetësi, le ti ketë blerë burri im shpitë le ti marrin.
Nderkohë kanë shtëpi ne Shqipëri vila te pleqve.

Pensione kanë, nuk e di pse me rrinë këtu pa punë, as djalin sma mbajnë, s'e mbaj dot thonë, po s'kuptoj dreqi ta hajë perse llogari kerkoni ne shtëpi e per fëmijën tim qe na veshja. Kur te zotet s'janë të ma mbajnë.
E nejse domethenë ranë dakort menjanë dhe burri por u futem në shtëpi të reja e akoma sjemi ndarë.
Unë nuk dua tu hap sherr, po me ka dalë dhe burri nga zemra, jo dal se nuk e dua, e dua, po jam shumë e zhgenjyer me thot Eu cfare  do bejmë menjanë po perse me genjyen.
Ndaj ndihem e zhgenjyer nga terë jeta genjeshtare.
Po kam menduar e stakuar trurin, do futem ne punë, kam variante, gjuhen e mesova djalin e coj ne kopsht.
E kam plan do dal me qera po do hajde burrit dhe me ka the me ndryshe kur te punosh e të dalim menjanë .
Po kur je ne punë e ke lek ne dorë do ta shikojmë kete vjehrrën time që me zhgenjyen ndiem e ulur si te huaj në këte shtëpi, nuk e di, e ndjej veten si punëtore, si e detyruar që jetoj me këta .
Desh kalova depresion, mu mpi koka m'u ftoh fare, s'me zinte gjumi naten, mezi ma mblodhi shoqa e ngushtë veten.
E kam qarë me ze ne shtëpi.
O Zot me jep durim e shendet!
Do punoj vet mblodha veten.edo marr shtëpi me qera.
Nuk ju uroj te keqen atyre te kenë shendet!
Faleminderit që na lironi shpirtin me fjalët tuaja!

0 comments: