Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Mirëmbrema mama!
Doja te ndaja me ju dicka qe e shoh shpesh tek vajzat e vogla.
Qe ne kopesht kur ka ndonje koncert per femije kam pare nena qe i lyejnë vajzat e tyre, buzët, faqet sytë, qerpikët!
Si mendoni ju duhet ta bej mamaja këtë?
Unë per vete them jo s'me pëlqen, qe vajza ime 5 vjece te lyhet.
Me duket e shemtuar kjo gje kur vajza ime merr tualetet e mía unë perpiqem tja vështirësi, psh mos i lyej buzet se te prishen, as sytë se te dhembin.
E vetmja gje qe mua me pelqen per vajzen time thjesht te lyej thonjte e te hedhë pak parfum ndoshta edhe pse jam 25 vjece e mund te dukem e prapambetur kjo gje sme pëlqen
Ne Gusht kisha nje dasem e kur me del para nje kushërirë 12 vjece qe me ishte lyer shumë e me dukej si klloun.
U habita si nje femije aq e vogel ishte lyer me shumë se mua, qe jam grúa me burrë.
Kjo gje sme pëlqen!
Unë them qe nese vajza ime me degjon e do perpiqem qe te me degjojë qe pas 18-20 vjec te lyhet e te mbaj telefon, se tani 5 vjec eshtë e vogel.
Ka kohen e lodrave dhe te kukullave un s'po them qe ta mbaj pis, po jam kunder ne moshë te vogel lyrja nje femije apo mbajtja e telefonit ne per femijet punojmë e jetojme ti krijojmë kushtet ta veshim ti blej gjerat qe do po per keto te tjerat unë jam kundra shumë!

0 comments: