Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Pershendetje B&V dhe ju nena!
Jam e shqetesuar per zhvillimin e femijes sim.
E kam 1 vit dhe peshon 7 e 600, me peshen e lindjes 3 kg dhe gjatesia eshte 70 cm. Perimetri i kokes 46 cm.
Qe ne lindje deri ne 6 muajsh ka shtuar nga 600 700 gr ne muaj.
Pas 6 muajsh, 2 muaj nuk shtoi fare këto 4 muajt e fundit ka shtuar nga 300 gram ne muaj.
Theksoj ha shendetshem edhe me shumë se ç'duhet, pi lengje frutash, ha cdo gje eshte aktive ka filluar te eci.
I kam bere analizat e gjakut komplet me formulë, pcr aslo te gjitha.
Ç'duhet te bej më qe te sigurohen qe eshte femija vetë qe nuk shton shumë, sepse me rri mendja aty.
Kam bere shumë konsulta me pediater te ndryshem po prapë s'më kanë thene nje pergjigje te sakte.
Doja ti beja edhe analizat e teroides po doktori tha qe teroidja ka shenja te tjera qe femija nuk i ka.
Do te doja eksperiencat e nenave ndoshta edhe per tu ngushelluar qe nuk eshte vetem femija im.
Dhe dicka per gjatesine eshte normale gjatesia?
Faleminderit nese me pergjigjeni!
Gjithe te mirat per ju dhe engjejve tuaj!

0 comments: