Reklame

Facebook

Tekstet dhe disa nga fotot e ketij blogu mbrohen nga legjislacioni mbi te drejtat e autorit.. Powered by Blogger.

Followers

Miredita bebevogelushe!
Ndihem keq dhe kam nevojë për këshillat tuaja!
Kam një djalë 20 muajsh dhe gjatë ditës për disa kujdeset gjyshja,vjehrra ime. Problemi im eshte pak shqetesues sepse ajo i thotë djalit je çun i keq dhe sle dy gurë bashke, kur vjen mami.
Në fakt djali nuk ha shume dhe do te zbrese nga tavolina, pa mbaruar.
Kam folur me te por nuk kam zgjidhur asgjë.
Meqe nuk me ka mbetur gje tjeter per te bere te pakten i them djalit, jo te keqen mami nuk eshte e vertete qe je i keq.
Sipas jush a eshte zgjidhja e duhur? Apo e ngaterroj me keq djalin kur i them komplet tjetër gjë.
Kur fola me te, ajo nuk ndryshon dhe i mbeti hatri. Më tha që keshtu ishte sjellë dhe me çunat e vet dhe nuk ka pasur asnjëherë probleme.
Ju lutem me thoni si mund tja bej? Jam teper ne siklet.
Ju faleminderit paraprakisht!

1 comments:

Bebevogelushe said...

Si fillim faleminderit që na keni shkruar!
Nëse janë mundësitë ekonomike do t'ju këshilloja një çerdhe Montessori. Tani kanë filluar të zgjerohen në territor ose në pamundësi çerdhe familjare.
Gjyshërit, edhe pse janë gjëja më e shtrenjtë pas prindit, nuk janë edukatorë dhe shpesh më shumë, sesa mund të mendohet vihen në konflikt me prindërit, ndoshta jo me qëllim të keq, por me mënyrat edukuese të prapambetura, që përdorin. Gjendje të tilla konfliktuale i shohim përditë në realitet.
Uroj të gjeni sa më shpejt një zgjidhje sa më qetësuese për të dy, por sidomos për fëmijën!